Fondi Monetar Ndërkombëtare ka bërë të ditur sot në një deklaratë për shtyp se Greqia i ka paguar asaj detyrimin prej 2 miliardë eurosh dhe nuk është më debitore ndaj fondit.

Greqia u bë në fillim të muajit qershor shteti i parë i zhvilluar që nuk i ktheu FMN-së këstin e radhës prej 1.6 miliardë euro dhe më pas një tjetër këst prej 400 milionë eurosh.

Arritja e një marrëveshjeje mes Bashkimit Europian dhe Greqisë dhe miratimi i një kredie kalimtare prej 7 miliardë eurosh javën e kaluar nga BE për Greqinë i mundësoi Athinës të paguante detyrimin ndaj FMN-së.

Po sot Greqia duhet të paguajë këstin tjetër prej 3.5 miliardë eurosh ndaj bankës Qendrore Europiane.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)