Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 21 janar 2021.
Ky ka qenë njoftimi sot i ambasadës greke në Tiranë. Mësohet se personat që futen në Greqi, nga cilado pikë hyrëse, sipas rregullave që janë në fuqi, janë të detyruar të izolohen në shtëpi ose në ambientin e qëndrimit të tyre të përkohshëm, për shtatë ditë që nga data e mbërritjes së tyre në vend.
Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve Shqiptar janë në fuqi këto masa:
Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasoj nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare.
Autobusët , mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit Nën Tereza dhe El. Venizelos
Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin.
Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avjon, autobus , makie etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërrijtes në Greqi, Formularin PLF.
Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.
Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre
Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00 Nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri ne 750 veta. Kapshtica do jete mbyllur.
Të gjithë pasagjerët që do lëvizin jashtë Greqisë duhet të plotësojnë dhe PLF 24 orë përpara udhëtimit.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 12:49
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor 2024, 08:49
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor 2024, 09:50
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor 2024, 19:32
-
Ekipi 'Çamëria' s'lejohet në Champions League në Greqi, shkak emri dhe simbolet! TKZ: Nuk frikësohen nga nacionalistët grekë
18 Tetor 2024, 15:35
-
'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun
17 Tetor 2024, 19:52
-
Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në New York
27 Shtator 2024, 08:19
-
Beleri flet hapur për burgun, Ramën dhe agjendën greke në Shqipëri! Ishte vetëm 22-vjeç kur u kap i armatosur pas sulmit në Peshkëpi
10 Shtator 2024, 19:03
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
21 Gusht 2024, 13:22
-
50 vite nga ndarja e ishullit të Qipros, Erdogan: Jo federatë e bashkuar! Mitsotakis: Republikë me një sovranitet të vetëm
21 Korrik 2024, 14:39
-
Riaktivizohen zjarret në Dropull, Greqia sjell në ndihmë 2 avionë! Ministri i Mbrojtjes: Mirënjohje! Digjet parcela me grurë në fshatin Humelicë
10 Korrik 2024, 09:31
-
Mitsotakis nga samiti i NATO-s: Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut, e panegociueshme
9 Korrik 2024, 21:53