Greqia shtyn shqyrtimin e kërkesës
për azil të 8 ushtarëve turq

Greqia shtyn shqyrtimin e kërkesës<br />për azil të 8 ushtarëve turq
Greqia shtyn për në muajin gusht shqyrtimin e kërkesave për azil të 8 ushtarëve turq që u arratisën pas tentativës për grusht shteti në vendin e tyre.
Sipas mediave greke intervistat më 8 ushtarët e arratisur do të mbahen përgjatë datave 19, 23, 24 dhe 25 gusht.

Shtyrja e shqyrtimit të kërkesave për azil mund të tensionojë marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi fillimisht u tha se procesi do të zgjaste vetëm dy javë
Ankaraja zyrtare ka kërkuar ekstradimin e shpejtë të ushtarëvë të arratisur, të cilët i akuzon për tradhti kombëtare.

Turqia deri më tani, ka arrestuar ose ka shkarkuar nga detyra, afro 60.000 persona. Këtu përfshihen ushtarë, oficerë policie, gjykatës, mësues, pedagogë etj.

Më herët, autoritetet turke lëshuan urdhër-arreste për 47 gazetarë të gazetës “Zaman” të cilët akuzohen si mbështetës të imamit Gylen, i akuzuar direkt për puçin e shtetit në Turqi. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë