GREQI - Ministria greke e Drejtësisë është duke shqyrtuar mundësinë e transportimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet greke në burgjet shqiptare.
Me iniciativë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Kostas Karagunis, janë bërë përçapjet e para dhe bisedimet e para me funksionarë të ministrisë shqiptare të drejtësisë, në kuadrin e samitit të ministrave të Drejtësisë dhe të brendshëm që u zhvillua në Beograd.
Dy palët kanë rënë dakort që të fillojnë bisedimet dypalëshe në mënyrë që të përcaktohet kuadri dhe veçanërisht kushtet, me të cilat të burgosurit shqiptarë në burgjet greke të mundet të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.
Objektivi kryesor i palës greke, sikundër thuhet nga ministria e Drejtësisë, është që 500 shqiptarët e burgosur (për krime të rënda) së shpejti të riatdhesohen dhe
të transportohen në burgjet shqiptare.
Kjo iniciativë e zëvendësministrit të Drejtësisë përfshihet në përpjekjen e përgjithshme të çlirimit të burgjeve greke, në të cilat mbahen, sipas një numërimi të përpara disa kohëve rreth 2500 shtetas shqiptarë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com