Greqia u kërkon 80 mln euro
shqiptarëve, për evazion fiskal

Greqia u kërkon 80 mln euro<br />shqiptarëve, për evazion fiskal
ATHINE- Janë 77 qytetarë shqiptarë, të cilët shteti grek i shpall debitorë ndaj administratave të veta tatimore e doganore me më shumë se 150 mijë euro. Dje ministria e Financave e këtij vendi ka publikuar një listë me mbi 4 mijë emra, ku vihet re se, në rradhët e debitorëve më të mëdhenj të Greqisë renditen 77 emra shqiptarësh, ku më borxhliu, Ardit Stefa, i detyrohet shtetit grek afro 28 milionë euro. Emrat janë pak të njohur për publikun e gjerë në Shqipëri, duke qenë se fjala është për shqiptarë që janë rezidentë në vendin fqinjë. Por, ajo që të bën përshtypje është se janë 12 shqiptarë, të cilët kanë shënuar një evazion prej më shumë se një milion eurosh seicili. Kjo të bën të mendosh se xhiroja financiare e ndërmarrjeve të tyre, që operojnë në Greqi, duhet të jetë shumë e madhe.
Në total, shteti grek kërkon nga këta 77 shqiptarë një shifër të përgjithshme prej 80 milionë eurosh, ose 11 miliardë lekë të reja, gati sa i gjithë fondi që është parashikuar të jepet për një vit nga buxheti i shtetit shqiptar si grant i pakushtëzuar për të gjitha bashkitë e komunat e Republikës.
Ministria e Financave, sipas ligjit të miratuar së fundi, në përpjekje për të rekuperuar sa më shumë para të fshehura shtetit, publikoi emrat e 4.152 personave: grekë, por edhe turq, bullgarë, rusë, etj. që i detyrohen administratës fiskale një shumë totale prej 14 miliardë e 877 milionë eurosh. Debitori më i madh Nikollaos Kasimatis ka me një detyrim prej 952 milionë eurosh.
Publikimit të kësaj liste i kishte paraprirë publikimi, disa muaj më parë, i një liste tjetër, me subjektet e biznesit që kishin detyrime të mëdha ndaj shtetit. Të dy kategoritë kanë pa shlyer detyrime ndaj shtetit në vlerën 42 miliardë euro, një pjesë të të cilave ministria e Financave është përpjekur ta arkëtojë nëpërmjet rregullimit të ri, që i lejon debitorët të paguajnë në pesë vjet detyrimin me këste.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime