Greqia vendos: Frroku do të kthehet
në Shqipëri për t'u gjykua

Greqia vendos: Frroku do të kthehet<br />në Shqipëri për t'u gjykua
TIRANË - Pas afro 2 muaj nga vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj, drejtësia shqiptare do të ketë mundësi të marrë në pyetje të dyshuarirn kryesorë Arben Frroku.  Arben Frroku dhe Jak Jaku do të ekstradohen në Shqipëri. Ky ka qenë vendimi i formës së prerë së Gjykatës së Lartë greke, mesditën e sotme.
 Frroku u arrestua në Janinë për llogari të autoriteteve shqiptare, ndërsa avokati i tij mbrojtës apeloi vendimin e ekstradimit, për ta dërguar cështjen në gjykatën e lartë greke.

Tashmë pritet që autoritetet greke dhe shqiptare të realizojnë transferimin e Frrokut për në Shqipëri, ku ky i fundit pritet t’i dorëzohet brënda dy ditëve, autoriteteve shqiptare me anë të kufirit tokësor. Frroku do të përballet me akuzën e vrasjes të Dritan Lamajt, ndërkohë që  Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur masën e arrestit me burg.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni