Greqia zbulon shqiptarin e
“Agimit të Artë” me hotel në jug

GREQI - Një shqiptar në partinë e “Agimit të Artë” në Greqi. Kështu e kanë ironizuar mediat greke përfaqësuesin e lëvizjes fashisto-naziste greke “Agimi i Artë”, Robert Hjadhi, i cili dyshohet se më 30 janar të këtij viti bashkë me aktivistë të tjerë çeli degën në Sarandë.

Dega pak ditë më parë ka hapur një faqe në Facebook ku njofton hapjen e saj dhe fton të gjithë minoritarët në Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Korçë të bashkohen me ta pa pasur frikë, pasi kjo organizatë shumë shpejt do të ekzistojë në të gjithë jugun Shqipërisë.

“Së shpejti do të godasë zemra greke dhe në qytetin tonë me zyrën e re Sarandë, Delvinë, Korçë, Gjirokastër, Tepelenë dhe kudo që rreh zemra greke do të dijë që kjo rrugë është e vështirë dhe plot me vështirësi. Por ne nuk kemi frikë sepse mësuam për lirinë tonë dhe për liri do të japim edhe jetën dhe nuk do të na ndalojë asgjë”, shkruajnë në Facebook përfaqësuesit e kësaj dege.

Mediat greke kanë ironizuar Robert Hajdhin përmes pamjeve filmike në faqen e internetit susuneros.arvanitis.eu ku ai shfaqet si krahu i djathtë i deputetit të partisë “Agimi i Artë në Greqi” Barbusi Kostandini ku ai është duke sulmuar dhe shkatërruar tezgat e emigrantëve në një treg veshjesh dhe ushqimesh në qytetin Mesolonja. Në pamje shfaqet Robert Hajdhia, si pjesë e këtij incidenti të shënuar në verën e vitit të kaluar.

Robert Hajdhi, perfaqesues i agimit te arte ne shqiperi
(Robert Hajdhi dhe deputeti i partisë “Agimi i Artë në Greqi” Barbusi Kostandini)

Po ashtu, mediat greke shkruajnë se Robert Hajdhi tregton çorape për femra në Rusi nën markën “Roberto Hajdhi Fashion” si një tregtar grek. Në faqe shkruhet se ai është vetëm një shqiptar që tregton në mënyrë ilegale produkte nën markën dhe flamurin grek.

Robert Hajdhi, perfaqesues i agimit te arte ne shqiperi
(Çorapet që tregton firma e Robert Hajdhit)

Robert Hajdhi është pronar i një hoteli luksoz në Lukovë, në të cilën janë organizuar shpesh edhe evente bukurie si “Miss Shqiperia”.

Faqja ka publikuar në rrjetin social Facebook edhe një foto në pishinën e këtij hoteli, ku përbri tij valëviten flamujt amerikanë, shqiptarë dhe ai i Bashkimit Europian, parime këto që luftohen nga partia që ai përfaqëson, pra Agimi i Artë.

Robert Hajdhi, perfaqesues i agimit te arte ne shqiperi
(Robert Hajdhi në hotelin e tij në Lukovë)

Nga ana tjetër, në Komisionin e Sigurisë deputetët socialistë i kërkuan ministrit të Brendshëm, Flamur Noka shpjegime lidhur me hapjen e degës së “Agimit të Artë” në Sarandë, por ai e ka hedhur poshtë këtë fakt duke e cilësuar një sajesë.

Robert Hajdhi ka mbaruar Fakultetin e Edukimit Fizik Vojo Kushi në Tiranë dhe ka punuar si mësues fiskulture në Sarandë. Ai njihej me nofkën “shtangisti”, pasi është i dhënë pas sporteve të rënda. Aktualisht Hajdhi ndodhet në Athinë, ndërsa hoteli i tij administrohet nga të afërmit e tij.

robert agimi i arte
(Në foto, Robert Hajdhi dhe Petri Bozo, në hotelin ku u zhvillua Miss Shqipëria)

Redaksia online

(eç/sf/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre