Greqia zgjedh sot drejtuesit vendorë, procesi i votimit vijon pa probleme në të gjithë vendin! Mitsotakis: Festë, qytetarët votojnë për jetesë më të mirë

Greqia zgjedh sot drejtuesit vendorë, procesi i votimit vijon pa probleme në të gjithë vendin! Mitsotakis: Festë, qytetarët votojnë për jetesë më të mirë

Foto ilustruese

Qytetarët grekë votojnë këtë të diel për përfaqësuesit e rinj të pushtetit lokal. Procesi ka nisur në orën 07:00, me vonesa në një numër të vogël qendrash votimi për shkak të mungesës së disa anëtarëve të komisioneve. 9.7 milion qytetarë grekë kanë të drejtë zgjedhjeje.

Në mbarë vendin janë ngritur 22 mijë Qendra Votimi. Kryeministri grek Mitsotakis, e cilësoi këtë ditë si një festë teksa tha se qytetarët po votojmë për kryetarë të bashkive dhe qarqeve për shërbime cilësore, rritje të mirëqenies, përmirësim të shëndetësisë dhe për një dinamikë të re zhvillimi.

Sipas mediave greke, janë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.

Gara aktuale zgjedhore paraqet disa dallime të rëndësishme në raport me zgjedhjet bashkiake të vitit 2019. Kryesorja ka të bëjë me sistemin zgjedhor, pasi garat e reja do të zhvillohen me sistemin mazhoritar në vend të atyre proporcionale të thjeshtë të vitit 2019.

Do të thotë që sa më shumë kombinime bashkiake apo rajonale të mbledhin një përqindje prej 43% plus një votë zgjidhen nga e diela e parë.

Ndryshe, do të ketë një rivotim të dielën e ardhshme, më 15 tetor ndërmjet kandidatëve për Guvernator Qarku apo Kryetar Bashkie të dy kombinimeve që kanë mbledhur më shumë vota në raundin e parë.

Si në zgjedhjet kombëtare, ashtu edhe në përfaqësimin vetëqeverisës në këshillin e qarkut apo bashkisë, sigurohen ato kombinime që kalojnë pragun e 3%.

Fituesit marrin mandatin e tyre 5 vjeçar në 1 janar 2024. Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë. Edhe kësaj here nuk mungojnë në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë apo qarku shtetasit shqiptarët që kanë të drejtë vote në Greqi. Kutitë hapen në orën shtatë të mëngjesit dhe mbyllen pas 12 orësh,ndërsa rreth orës 9 të mbrëmjes ora lokale do të fillojnë të dalin rezultatet e para.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?