Greqi/Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në qendër të Athinës! Iu gjetën 15 kg kanabis

Greqi/Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në qendër të Athinës! Iu gjetën 15 kg kanabis

Foto ilustruese

GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u zbulua se ishte shpërndarësi i lëndëve narkotike si dhe iu gjet një sasi kanabis prej 15 kilogramë në shtëpi.

Ai është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi u kap duke trafikuar kokainë në qendër të Athinës. 40-vjeçari është pikasur duke lëvizur në Kypseli me makinën e tij, shkruajnë mediat greke.

Policia greke EL.AS, gjatë kontrollit në mjetin e tij gjeti dy pako me 1.1 gram kokainë dhe një shumë parash prej 840 euro.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e 40-vjeçarit, policia gjeti dhe konfiskoi një sasi kanabisi me peshë totale 15. 072 kg, 2 peshore, një celular dhe dokumente të ndryshme, fatura dhe shënime me  emra personash të ndryshëm.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja