Urimet për vajzën e njohur kanë qenë të shumta dhe e pyetur për gazetën tonë nëse edhe ish kryeministri e ka uruar, ajo ka thënë që po por pa e specifikuar urimin e tij. Ditëlindja e Gretës duke qenë se bën 22 vjeçe dhe nuk kishte përvjetor ka qenë më tepër një darkë ë ngrohtë mes miqëve dhe nuk ka pasur surpriza apo “çmendurira” në dhurata.
Më e lumtura në këtë festë duket se ka qenë motra e saj e vogël, Eni, e cila nuk ka ngurruar ta shprehë entuziazmin dhe urimet më të mira edhe në rrjetet sociale. Megjithatë nuk e dimë cila ka qenë dhurata e saj për të motrën. Ndërkohë që kjo periudhë për Gretën është shumë e ngarkuar, duke e ditur tashmë që ajo ka zyrën e saj në PD për të cilën angazhohet maksimalisht, duke lënë pas dore jetën si artiste.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)