Greta Thunberg poston foton e ulur në korridorin e trenit, kompania i kujton se duhej të pranonte biletën në Klasin e Parë

Greta Thunberg poston foton e ulur në korridorin e trenit, kompania i kujton se duhej të pranonte biletën në Klasin e Parë

Një udhëtim në një tren të mbipopulluar i shpërndarë nga aktivistja e klimës Greta Thunberg u mor nga shumë njerëz si një goditje ndaj shërbimit të ‘Deutsche Bahn’, por ndërmarrja hekurudhore shpejt u kundërpërgjigj, duke i kujtuar Gretës se kishte biletë për në klasin e parë.

Pas kthimit në shtëpi nga një turne protestash, marshimesh dhe fjalimesh, aktivistja suedeze e klimës udhëtoi ashtu siç bën gjithmonë: Në transportin publik dhe në automjetet pa ndotje.

Sidoqoftë, transporti publik herë pas here sjell me vete vonesa dhe mbipopullim, madje edhe në Gjermaninë me efikasitet, shkroi Thunberg të shtunën.
Duke postuar një foto të vetes që ishte ulur në korridorin e vagonit pranë një mali bagazhesh, Thunberg e përshkroi udhëtimin e saj nëpër Gjermani si ‘të mbipopulluar’.

Por një zëdhënës i ‘Deutsche Bahn’, operatori më i madh hekurudhor i Evropës, komentoi për të dhënë anën tjetër të ngjarjes sipas kompanisë.

‘Ne ishim të kënaqur që ishit në ICE 74 me ne të shtunën, një mjet me 100 përqind energji elektrike të gjelbër. Do të kishte qenë edhe më e bukur sikur ju të kishit pranuar që kishit biletë të Klasit të Parë,’ komentoi kompania.

Thunberg me shpejtësi ofroi shpjegimin se Klasi i Parë ishte i tejmbushur.

‘Pas Göttingenit zura një vend. Ky nuk është asnjë problem natyrisht dhe kurrë nuk thashë se isha e pakënaqur. Trenat e mbipopulluar janë një shenjë e shkëlqyeshme sepse do të thotë se kërkesa për udhëtim me tren është e lartë!’ – shkroi Thunberg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja