Greta Thunberg refuzon të pranojë një çmim prej rreth 52 000 dollarë: Lëvizja klimatike ka nevojë për njerëz dhe jo për para

Aktivistja adoleshente për klimën Greta Thunberg ka refuzuar të pranojë një çmim prej 40,000 £, (rreth 52,000 dollarë ose 46.800 €), duke thënë se lëvizja klimatike kishte nevojë për njerëz me pushtet që të fillojnë të 'dëgjojnë' 'shkencën' dhe jo për paratë.

Aktivistja e re për klimën, e cila ka mbledhur miliona njerëz me lëvizjen e saj “Fridays for Future”, u nderua në një ceremoni në Stokholm të mbajtur nga Këshilli Nordik, një organ rajonal për bashkëpunimin ndër-parlamentar.

16-vjeçarja, e cila aktualisht po udhëton në Kaliforni, u nderua nga Këshilli Nordik në mungesë të saj në një ceremoni në Stokholm.

Por pasi u njoftua, një përfaqësues i saj i tha audiencës se nuk do të pranojë çmimin.

Në lidhje me çmimin ajo shkruajti në Insagram: Lëvizja klimatike nuk ka nevojë për më shumë çmime. Ajo që na duhet është që politikanët tanë dhe njerëzit me pushtet të fillojnë të dëgjojnë shkencën dhe të vihen në dispozicion të saj

Ndërsa falënderoi Këshillin Nordik për 'nderin e madh', ajo gjithashtu kritikoi vendet nordike për mosrespektimin e 'reputacionit të madh' të tyre për çështjet e klimës.

Aktivistja e njohur kishte nisur të protestonte në mënyrë individuale para kuvendit të Suedisë në gusht të vitit 2017. Ajo e linte mësimin një herë në javë për të protestuar kundër ndryshimit të klimës.

Protesta e saj, e quajtur “Të premtet për të ardhmen”, i ka motivuar miliona njerëz në mbarë botën që të protestojnë dhe të kërkojnë më shumë masa kundër ngrohjes globale

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë