Konspiracionistët janë shprehur se aktivistja adoleshente Greta Thunberg ka udhëtuar në kohë për të shpëtuar botën.
Një foto e vitit 1898, e cila tregon tre fëmijë të vegjël që punojnë në një minierë ari në Kanada, ku njëri nga ata është një vajzë identike me Gretën ka sjellë dyshime.
Fotografia 121-vjeçare u gjet në arkivat e Universitetit të Uashingtonit.
Mund të mendoni se është thjesht një rastësi, por konspsiracionistët nuk pajtohen duke thënë se ajo është një udhëtare në kohë.
"Ndoshta ajo është nga e ardhmja që u dërgua në kohë në momentet kryesore në histori për të ndaluar ndryshimin e klimës", sugjeroi përdoruesi i Tëitter Kelly Edwards.
Greta tërhoqi vëmendjen për kundërshtimet e saj kundrejt udhëheqësve botërorë.
Ajo udhëtoi me anije me vela nga Suedia në Amerikë.
Fotoja ka sjellë shumë dilema për origjinën e aktivistes 16-vjeçare.