Adoleshentja kritikon udhëheqësit botërorë: Keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time! (VIDEO)

Një adoleshente 16- vjeçare suedeze është vënë në qendër të mediave me fjalimin që ka mbajtur drejtuar udhëheqësve botërorë.

Greta Thunberg mori pjesë në hapjen e një samiti të Kombeve të Bashkuara të mbajtur në New York për ndryshimin e klimës, ku marrin pjesë 60 vende të botës.

Ajo theksoi se për pushtetarët  është më e rëndësishme paraja dhe përrallat e rritjes ekonomike dhe preferon mos të jetojë aty.

Adoleshentja suedeze tha: "Ju keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time".

Sipas "Independent", Thunberg udhëtoi në Nju Jork me varkë për të marrë pjesë në samit, ku morën pjesë edhe  kryeministri australian Scott Morrison dhe Jail Bolsonaro i Brazilit, ku u theksua rasti i djegies së pyjeve në Amazonë.

Të rinjtë kanë filluar ta kuptojnë tradhtinë tuaj. Sytë e të gjitha brezave të ardhshëm janë mbi ju. Dhe nëse nuk vendosni të ndryshoni, unë them se nuk do t'ju falim kurrë”, ka thënë vajza para audiencës së samitit.

Në anën tjetër, aktivistët e klimës amerikane bllokuan qendrat e trafikut në katër vende në Washington.

UNICEF në Mbretërinë e Bashkuar tha që vajza është një nga 16 fëmijët që kishte paraqitur një ankesë ligjore në Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, për dështimin e pesë vendeve për të zgjidhur krizën e klimës.

Grupi ka akuzuar Francën, Gjermaninë, Brazilin, Argjentinën dhe Turqinë që injoruan situatën e klimës sipas Bloomberg.

"Ne nuk do t'ju lejojmë të largoheni me këtë. Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo ", ka thënë vajza në fjalimin e saj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushnjari lakra dhe preshi i Myzeqesë: 23/09/2019 22:02

    Lodra per sy e faqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani