Edhe këtë të mërkurë, lëvizja në Doganën e Kapshticës ëhstë bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grek në fshatrat e parë pas pikës kufitare.
 
Për rreth 2 orë, nga ora 19.00 e deri në 21.00, pala greke në Doganën e Kapshticës nuk do të punojë, duke sjellë kështu rradhë të gjata të automjeteve që presin të kalojnë kufirin.
 
Protesta e fermerëve grekë vijon prej disa ditësh, por ndryshe nga ditët e tjera, sot nuk ka qenë e paralajmëruar.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)