TIRANE - Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi i ka bërë thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për çështjen e ish-të burgosurve politik, të cilët sot kanë hyrë në ditën e 20 të grevës së urisë.
“Është rasti të apeloj organet përgjegjëse, qeverinë dhe parlamentin, të ndërhyjnë pa vonesë, të ulen në dialog, të gjejnë zgjidhje, sepse kjo rrugë është detyra e tyre ligjore, është detyrim moral dhe është standard demokracie. Mjaft me etiketime e sjellje që të kujtojnë kohën e diktaturës! Një vend në NATO dhe me njërën këmbë në BE duhet të sillet si i tillë, ndaj urgjent, urgjent, urgjent të gjendet zgjidhje!”, -u shpreh ish-presidenti Topi, në një deklaratë për shtyp, teksa uroi shërim të shpejtë grevistëve Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko.
Nga ana tjetër, Topi përshëndeti edhe raport-progresin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, por sipas tij, politika e vjetër ua mohoi qytetarëve shansin e statutit të plotë.
“Fakti që BE kushtëzon vendimmarrjen, duke lënë një afat dymujor me një axhendë të përcaktuar e publike, është tregues i përgjegjësisë direkte të klasës së vjetër politike dhe i besimit të lëkundur të institucioneve evropiane ndaj premtimeve të pamjaftueshme të Tiranës politike”, - tha Topi.
Kreu i FRD-së i bëri apel klasës politike për dialog mes tyre për të përmbushur reformat politike institucionale.
“FRD apelon njëherësh aktorët politikë e institucionalë t’i rikthehen dialogut institucional e social, duke menduar më shumë për interesin publik të vendit sesa interesave të ngushta politike të momentit”, - thekson Bamir Topi.
(sf/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com