Greva e Lufthansa-s paralizon transportin ajro

 /ATSH-AFP/ - Kompania ajrore Lufthansa njoftoi sot anulimin e 290 udhëtimeve për shkak të grevës së personelit të pilotëve.
Në vijim të njoftimit për grevë nga sindikata UFO, në dy aeroportet më të mëdha nga ora 14:00 dhe 23:00 GMT, kompania ka anuluar 290 fluturime nga të cilat 23 linja ndërkontinentale që përfshijnë një numër prej 37,500 pasagjerë, sipas komunikatës.
UFO është në një situatë mosmarrëveshjeje të drejtpërdrejtë me bordin drejtues të Lufthansa-s prej disa muajsh për çështje si pagat, mbrojtja kundër largimit nga puna ose çështja e pensioneve apo e pensioneve të parakohshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin