Greva e pedagogëve/ Dekani i Filologjikut thërret asamblenë e jashtëzakonshme

Greva e pedagogëve/ Dekani i Filologjikut thërret asamblenë e jashtëzakonshme

Ndërkohë që mësimi vijon normalisht në fakultetet e tjera, në fakultetin e Shkencave Sociale dhe ate të Histori-Filologjisë vazhdon ende bojkoti. Te fakulteti i Shkencave Sociale, studentët presin vendimin e pedagogëve që do të mblidhen sërish nesër në asamble për të vendosur përfundimisht nëse do të futen në grevë, apo do të vijojnë bojkotin (lexo këtu).

Ndërkohë që edhe fakulteti i Histori-Filologjisë nuk ka marrë ende një vendim lidhur me vijimin e grevës së pedagogëve. Për këtë shkak Dekani Sabri Laci ka bërë thirrje për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme të asamblesë së FHF-së, drejtuar personelit akademik të këtij fakulteti.             

Në shkresën zyrtare të nënshkruar prej tij shkuhet:

"Mbështetur në nenin 41, pika 3, të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Nenin 45, pika 3, të Statutit të UT-së vendosa:

Thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Asanmblesë së FHF-së, me rend dite: situata në FHF dhe propozimi i zgjidhjeve.

Kërkohet prania e gjithë personelit akademik"

Thirrja e seancës së jashtëzakonshme të Asanmblesë së FHF-së

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 05/02/2019 22:32

    Greva e profesoreve "keta s jane profesore" por jane horra politikane eshte e kundra ligjeshme sepse jane politikane dhe nuk mund te marin peng lnstitucionet .Duhen arrestuar sa me pare dhe te pushohen nga puna .Duhen te futen ne burg . Po u vjen fundi nga vetingu dhe ne burg do te futen .

    Përgjigju
  • Lefter: 05/02/2019 18:57

    Ethet e vettingut të pedaguakëve.

    Përgjigju
  • populli: 05/02/2019 17:35

    Ore qendroni sa te Doni se nuk I bie mendja askujt per juve populli e di qe juve jeni bajg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha