TIRANE - Ndërprerja e protestës së studentëve të Universitetit të Mjekësisë nga policia, si dhe pretendimi i tyre për ushtrim të dhunës, ka përlasur ditën e sotme në replika dhe kundër replika Ministrinë e Arsimit dhe Partinë Demokratke.
Në një komunikatë për shtyp, MAS nënvizonte se pavarësisht tentativave për të penguar reformën në arsimin e lartë, ajo do të vazhdojë.
Sipas Ministrisë, që në fillim studentët janë informuar për tarifat e studimit që do të ishin më të larta, për ata studentë që vijnë nga universitetet e mbyllura private për të vazhduar studimet në universitetet publike.
Por në një reagim të saj, Partia Demokratike ka akuzuar MAS se me deklaratën e bërë ka dalë në mbrojtje të dhunës së ushtruar ndaj tyre. Sipas PD, edhe qëndrimi i mbajtur nga ana e Ministrisë së Arsimit është racist.
PD: MAS pjesë e dhunës ndaj studentëve, reagimi racist
Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ndërprerjen e protestës së studentëve në Universitetin e Mjekësisë.
Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat, PD akuzon Ministren e Arsimit se ajo mbështet dhunën e ushtruar tek studentët që protestonin për tarifat e studimit.
“Ministria e Arsimit është në favor të rrahjes e poshtërimit brutal të studentëve. Ajo ka mbajtur një qëndrim racist duke i stigmatizuar grevistët, duke i ndarë ata në qytetarë të dorës së dytë që nuk kanë të drejta si gjithë të tjerët,”- thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Më poshtë deklarata e plotë e Partisë Demokratike:
Ministria e Arsimit konfirmoi sot se është pjesë e dhunës së ushtruar mbrëmë ndaj studentëve grevistë. Ndërsa opinioni publik priste që Ministria e Arsimit, të tregonte solidaritet me të rinjtë që kërkojnë të drejtën e tyre për arsim, siç do të bënte në fakt çdo ministri e arsimit në botë, qëndrimi i saj është krejt i kundërt, është në favor të rrahjes e poshtërimit brutal të studentëve. Ministria e Arsimit mbajti një qëndrim racist, duke i stigmatizuar studentët grevistë, duke i ndarë ata në qytetarë të dorës së dytë, që nuk paskan të drejta si gjithë të tjerët. Partia Demokratike e konsideron të turpshëm këtë qëndrim, aq më tepër kur studentët po protestojnë pikërisht për një të drejtë që u është mohuar nga Ministria e Arsimit. Vetë ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, vjen nga radhët e studentëve të universiteteve private, dhe është e neveritshme se si ajo sot, mban qëndrim fyes, tallës e poshtërues ndaj studentëve që kanë të njëjtin status si ajo në të shkuarën e saj.
MAS: Nuk tërhiqemi, reforma e Arsimit të Lartë do të vazhdojë
Ministria e Arsimit do të vazhdojë zbatimin e reformës për Arsimin e Lartë pavarësisht përpjekjeve për të penguar realizimin e saj.
Në një reagim të Ministrisë së Arsimit sqarohen arsyet pse sipas kësaj të fundit nuk duhet të kishte nisur greva e studentëve të mjeksisë. Ministria ka sqaruar se që në fillim të vitit arsimor studentët janë informuar jo vetëm për tarifat e studimit që do ti kishin më të larta por edhe për trajtat politike që ka marrë kjo protestë.
“Këta që i qajnë hallin studentëve sot janë ata që i lanë institucionet të ndërrojnë diploma me këpucë të përdorura,”- shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
Po ashtu Ministria thotë se nuk mund të trajtohen njësoj si studentët që kanë fituar të drejtën e studimit me meritë ashtu edhe ata të cilët u futën në këtë fakultet pa meritë por me anë të një marrëveshjeje.
“MAS dhe Qeveria Shqiptare mbeten të vendosur në rrugën e reformës së arsimit në vend dhe nuk do të lejojmë që askush të marrë peng zhvillimin. 170 mijë studentët shqiptarë dhe familjet e tyre, meritojnë një sistem arsimor cilësor që ofron dije të mirëfillta, që përgatit të ardhmen e vendit, që ofron cilësi. E mbi te gjitha, procesi mësimor në Universitetin Publik nuk mund të mbahet peng nga askush. As nga partitë politike, as nga ata që përdoren nga partitë politike,” –shkruan Ministria në reagimin e saj.
Më poshtë deklarata e plotë e Ministrisë së Arsimit:
Në respekt të qytetarëve shqiptarë, ndjejmë të nevojshme të shpjegojmë pesë gjëra të rëndësishme mbi grevën e 32 studenteve.
Së pari grupi i yshtur politikisht, tashmë edhe publikisht, janë studentë të institucioneve që i’u hoq licenca në korrik të vitit 2014. Ndërsa këta që u vunë në korr për ti qarë hallin, janë të njëjtët që i licencuan kundër ligjit, dhe i lanë të funksionojnë jo vetëm kundër ligjit por kundër çdo lloj arsyeje minimale. Këta që i qajnë hallin janë ata që i lanë institucionet të ndërrojnë diploma me këpucë të përdorura, apo dru zjarri. Sot i dalin në mbrojtje sistemit që vetë kishin ngritur. Ky është vizioni i tyre për arsimin, ky është vizioni i tyre për Shqipërinë.
Së dyti, këtyre studentëve ju dha një shans i dytë për të vijuar studimet e tyre edhe në Universitet Publike. Jashtë sistemit të meritës, pa konkurrim si studentet e tjerë. Një shans që i’u dha në emër të përgjegjshmërisë shtetërore, përgjegjësi që ishte e atyre që sot janë bërë për tu qarë hallin. Por kjo mundësi nuk mund të vinte me kosto ekstra për taksapaguesin shqiptarë. Këta studentë paguanin një tarifë të lartë në IAL-të private dhe s’kishte arsye pse këtë tarifë tani ta mbarte qytetari Shqiptar. Do ishte e padrejtë edhe ndaj qindra studentëve ekselentë që për pak pikë nuk kanë mundur të regjistrohen në këto degë, ndër më të kërkuarat në vend.
Së treti studentët në fjalë, i kanë ditur shumë mirë kushtet me të cilat do të transferoheshin që nga viti i kaluar dhe kanë shprehur falënderimin ndaj MAS për gjithë ndihmën e dhënë.
Pse kjo grevë tani? Pse gjatë sezonit të provimeve dhe sezonit të reformës në arsimin e lartë?
Së katërti, ashtu siç kemi bërë në çdo hap gjatë dhe pas mbylljes së universiteteve të paligjshme, ashtu siç bëmë gjatë debateve për kuotat dhe tarifat, ashtu siç bëmë dhe do vazhdojmë të bëjmë gjatë gjithë reformës, Ministria i është gjendur pranë çdo studenti. Kemi komunikuar me çdo kënd, për ti shpjeguar në detaje dhe me durim çdo vendim. Kemi takuar dhe komunikuar edhe me studentët në fjalë.
Por thënë sa më lart, dhe së fundmi, MAS dhe Qeveria Shqiptare mbeten të vendosur në rrugën e reformës së arsimit në vend dhe nuk do të lejojmë që askush të marrë peng zhvillimin. 170 mijë studentët shqiptarë dhe familjet e tyre, meritojnë një sistem arsimor cilësor që ofron dije të mirëfillta, që përgatit të ardhmen e vendit, që ofron cilësi. E mbi te gjitha, procesi mësimor në Universitetin Publik nuk mund të mbahet peng nga askush. As nga partitë politike, as nga ata që përdoren nga partitë politike. Në universitetet publike studiojnë mijëra studentë, të cilët kanë të drejtën e tyre për mësimdhënie cilësore dhe të pandërprerë. E drejta e protestës është e drejtë e çdo kujt, por ajo nuk mund të ushtrohet duke cenuar të drejtat e të tjerëve.
Shqiptarët nuk meritojnë sistem si ai që trashëguam e për fat të keq që ripropozohet nga të njëjtët njerëz, një sistem që shpërndante diploma e padije. Ndaj asgjë e askush nuk do të na kthejë mbrapsht në rrugën e reformës, as humbësit e së shkuar e as hijet tyre të së sotmes.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com