Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Ali Refatllari, në një konferencë për mediat duke komentuar grevën e studentëve të mjekësisë të trasferuar nga unverisitetet private ka thënë se ata janë njohur me tarifat para regjistrimit.
Rektori tha se ata kanë pranuar me vullnetin e tyre të regjistrohen në këtë shkollë dhe të vijojnë më pas mësimin.
Sipas rektorit të Universitetit të Mjekësisë këta studentë kanë firmosur edhe një kontratë, rregullat e të cilës nuk mund të ndryshohen kur ata duan.
“Studentët u njohën me tarifat e studimit se ku do regjistroheshin, se në cilin vit do hynin dhe se duhet të paguanin tarifat përkatëse. Pasi i bëmë këto të qarta ata u regjistruan me vullnetin e tyre. Kur u paraqitën për regjistrim ata plotësuan një formular me të dhëna personale dhe firmë, kërkohej karta e identitetit, diploma e Maturës Shtetërore dhe certifikata me nota si dhe pagesa e bërë në bankën përkatëse ku paguhej kësti i parë. Të gjithë këta studentë kanë ardhur me vullnetin e tyre”, deklaroi Refatllari.
I pyetur nëse ndaj studentëve është përdorur dhunë kur janë nxjerrë nga greva e urisë ai ka thënë se : “Të drejtën për të protestuar ua njeh Kushtetua, por ata duhet të jenë të arsyeshëm, duhet të respektojnë ca rregulla që i kanë pranuar më herët. Unë nuk kam parë ndonjë shenjë dhune, përveç videos së transmetuar në televizione” .
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO