Greva e studentëve, Xhafaj-Ristanit
'Gjeni vrasësit e 21 janarit më parë'

Greva e studentëve, Xhafaj-Ristanit<br />'Gjeni vrasësit e 21 janarit më parë'
Greva e studentëve të mjekësisë ka sjellë përplasje dhe në Komisionin e Ligjeve. Deputeti i PD-së, Arben Ristani ka thënë se greva e tyre është demokratike. Ristani ka kërkuar nga Komisioni i Ligjeve të merret me këtë çështje por kjo kërkesë  ka hasur në kundërtshtimin e kryetarit Fatmir Xhafaj.
 
Arben Ristani: Greva është një e drejtë e tyre. Jemi shoqëri demokratike dhe duhet t’i trajtojme me kujdes dhe dashamirësi. Ndërhyrja e policisë ishte brutale. Janë marrë me makina pa targa dhe janë gjakosur, kanë perfunduar në spital. Ngjarja shumë e rendë dhe ky komision duhet t’a shqyrtojë këtë çështje. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
 
Fatmir Xhafaj: Zoti Ristani këto janë deklarata politike. Do ju sugjeroja konform rregullave të ndiqen procedurat për të bërë debat.

Eduart Halimi: Qeveria sjellje arrogante me integrimin. Me thoni nje vend europian ku policia sillet si bandë gangësterësh dhe ndëpret greven e studentëve të infermierisë.

Fatmir Xhafaj: Gjeni vrasësit e 21 janarit pastaj ejani këtu e kërkoni të flisni për të drejtat e njeriut.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron