TIRANE - Grevistët në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet kanë kaluar një tjetër natë të tensionuar në ambientet e improvizuara afër godinës ku jetonin prej vitesh.
Duke filluar nga data 25 prill, 10 banorë vazhdojnë grevën e urisë për rihapjen e procesit gjyqësor për banesat e tyre, ose krijimin e kushteve për strehimin dikur tjetër.
Por edhe pse gjendja e tyre shëndetësore ka ardhur duke u rënduar dita-ditës, nata e mbremshme ka qenë edhe më e vështirë për ta. Për shkak të ndërhyrjes së Përmbarimit me ndihmën e policisë private një ditë më pare, për nxjerrjen e orendive të mbetura në apartamente dhe më pas shembjes së katit të tretë të godinës, gjendja shëndetësore e grevistëve, e sidomos gjendja psikologjike është rënduar ndjeshëm. 2 grevistë gjatë natës kanë shfaqur probleme me tensionin dhe rrahjet e zemrës.
Ndërkohë që paraditen e sotme gjendja duket pak më e qetë. Edhe pse çdo ditë aty shkon një ambulancë për të bërë kontrollin e gjendjes së tyre shëndetësore, grevistët thotë se “ky është një shërbim që mund të ofrohet nga kushdo për matjen e tensionit të gjakut. Për ta është i nevojshëm mundësimi i një ambulance 24 orë pranë tyre, me mjek, infermiere, dhe e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme në rast urgjence.”
Redaksia online
(es/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com