“Këta njerëz po sakrifikohen në emër të 8 mijë personave të larguar nga puna. Ata po vetëflijohen për një kauzë të drejtë, familjet e tyre tashmë ndoshta janë pa bukë. U zëvendësuan nga militantë partiakë”, tha Berisha.
Ndërkaq së bashku me grevistin tjetër Tonin Kolthi, ish-inspektor tek komisariati i Kurbinit, shkon në 6 numri oficerëve të policisë të shkarkuar nga puna të cilët janë futur në grevën e urisë.
Edmond Idrizi është nisur për në spital pas gjendjes së rënduar shëndetësore duke e lënë në 17 numrin total të personave në ‘tendën e urisë’.Gjithashtu Mimoza Boçari ish-mjeke, Gladiola Bardhoshi ish-punonjësje sociale në Ndërmarrjen e Konvikteve, Ludovik Berisha, ish-zjarrëfikës dhe Mehmet Cenmurati, ish-gardist janë larguar përfundimisht nga greva. Pasi mori ndihmën mjekësore në spital, grevisti Edmond Idrizi u rikthye ne grevë.
ORA 14:10 NJE TJETER ISH-POLIC I BASHKOHET GREVES
Ish-kreu i FNSH-së në Shkodër Fivzi Bushati para futjes në grevë tha se mori këtë vendim pasi kjo nuk është një grevë politike por për bukën e gojës. Ai tha se është shkarkuar padrejtësisht dhe kërkoi rikthimin e tij në punë.
“Jam këtu për të shprehur se unë si oficer i policisë që nga 92 ku kam drejtuar vazhdimisht jam liruar me telefon pa asnjë lloj motivi. U thashë se nuk kam filluar punë me telefon dhe akoma pres një vendim me shkrim, dhe unë kam një urdhër që strukturograma e këtij viti me atë të vitit 2012 nuk ka asnjë ndryshim. Kjo nuk është grevë politikë por për bukën e fëmijës.Ndodhem këtu për të protestuar fuqishëm. Mos të harrojmë se jam këtu për të protestuar ndaj të gjithë atyre emërimeve jashtë ccdo kriteri. Kur jam liruar nga policia, ministri Tahiri tha se janë larguar nga puna të gjithë të inkriminuarit dhe të korruptuarit. Dua t’i bëj thirrje ministrit se nëse jam i inkriminuar apo i korruptuar të më ccojë në burg. Jam nga ata që jam trajnuar në të gjitha shkollat më të mira të SHBA dhe të BE.”
(Në foto: Hivzi Bushati ish-kreu i FNSH-së para futjes në grevë)
ORA 13:13 LARGOHET PER NE SPITAL GREVISTI IDRIZI
Edmond Idrizi biznesmen dhe ish-kryeinspektor në burgun 302 është larguar për në spital pas gjendjes së rënduar shëndetësore. Sipas mjekëve Idrizi ka pasur hipertension dhe dhimbje stomaku për shkak të mungesës së ushqimit.
(Në foto: Grevisti Edmond Idrizi duke u dërguar në spital)
ORA 13:00 PERFAQESUES TE AMBASADES SE SHBA VIZITOJNE GREVISTET
Edhe përfaqësuestë ambasadërs së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vizituar tashmë 17 grevistët për të parë edhe gjendjen e tyre shëndetësore. Dy përfaqësues të ambasadës së SHBA-së kanë hyrë në çadrën e grevistëve për të parë nga afër gjendjen e tyre.
ORA 12:33 ELEZI: FUTEMI NE GREVE, KERKOJME RIKTHIMIN NE PUNE
Përpara futjes në grevë, në një deklaratë për shtyp, Ismail Elezi tha se ai dhe tre përfaqësues të tjerë të Shoqatës së Oficerëve të Shkarkuar nga puna kanë marrë vendimin për tu futur në grevë pa afat, pasi janë shkarkuar sipas tij padrejtësisht. Sipas Elezit vendin e tyre e kanë zënë persona për shkakt të prejardhjes së tyre krahinore ose të inkriminuar.
“Nisur nga fakti që në muajin shtator të 2013 e në vijim në polici janë liruar rreth 620 policë në shkelje të ligjit, gjë që po provohet edhe me vendimet e gjykatës Administrative. Gjithashtu janë pranuar promovime të personave të ndryshëm bazuar në prejardhje krahinore e mbi të gjitha të inkriminuar. Kemi një përkeqësim të krimit në vend si dhe ulje të ndjeshme të parametrave të sigurisë në vend. Duke qenë se deri më tani nuk na është dëgjuar zëri, ne si Shoqatë Oficerëve të Shkarkuar nga puna kemi vendosur që një pjesë e jona të futet në grevë të urisë pa afat me kërkesën për rikthimin në punë.” u shpreh Elezi
Ndërkohë kryetarja e e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata, Nertila Qafzezi tha se futja e 4 ish-oficerëve të policisë në grevën e urisë tregon një sensibilizim më të madh nga ana e opinionit publik.
(Në foto: Ismail Elezi, ish-drejtori i Krimit Ekonomik para futjes në grevë)
POLICIA NIS PROCEDIMIN PENAL NDAJ KRYETARES QAFZEZI
Sakaq, policia e Tiranës nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj kryetares së Shoqatës së të Larguarve nga Administrata Nertila Qafzezi për organizimin dhe ngritjen e ‘tendës së urisë’ sipas uniformave blu në mënyrë të jashtëligjshme. Krahas procedimit ndaj Qafzezit, policia ka ndaluar edhe Rasim Hashanin, 27 vjeç duke nisur edhe ndaj tij procedimin penal, për ndrihmën e dhënë në ngritjen e çadrave. Sipas policisë Hashani ka ndihmuar grevistët në përgatitjen e tyre për “ngujim” në grevën e urisë.
Ndërkaq 13 përfaqësues të Shoqatës së të Larguarve nga Administrata vijojnë në ditën e shtatë të grevës së urisë, krah kryeministrisë të cilët kërkojnë rikthimin e tyre në punë. Gjendja e tyre shëndetësore vijon të rëndohet dita-ditës, po ashtu edhe hyrje-daljet e tyre në grevë për shkak të probleme shëndetësore, ku shumë prej tyre pasi kurohen në spital, rikthehen sërish në tendë.
Një nga grevistët, Sokol Ukperaj është rikthyer sërish në grevë, pasi doli mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:42.
Ndërkohë 4 përfaqësues të kësaj shoqatë janë larguar përfundimisht nga greva, Mimoza Boçari, ish mjeke, ishte e para që la përfundimisht grevën e urisë më 22 Maj duke hedhur akuza se është e politizuar nga Partia Demokratike. Më tej la gevën ish punonjësja sociale në Ndërmarrjen e Konvikteve, Gladiola Bardhoshi më 23 Maj, ndërsa Ludovik Berisha, ish-zjarrëfikës dhe Mehmet Cenmurati, ish-gardist janë larguar për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
ISH-NEPUNESIT QE KANE LENE GREVEN
1. Mimoza Boçari - Ka qenë mjeke, doli më 22 Maj
2. Gladiola Bardhoshi – Ish punonjëse sociale te ndërmarrja e konvikteve, la grevën më 23 Maj
3. Ludovik Berisha – Ish- zjarrëfikës në Berat , la grevën mbrëmjen e 23 Majit, u rikthye, e la sërish grevën mëngjesin e 24 Majit, u rikthye dhe la sërish grevën në orën 19:05 të 24 Majit
4. Mehmet Cenmurati – Ish gardist, ka dalë nga greva dy here, më 25 Maj s’është rikthyer më
ISH-NEPUNESIT QE JANE NE GREVE
1. Nertila Qafzezi - Kryetara e shoqatës së të larguarve nga administrate, ish-specialist në Zyrën Rajonale të Punësimit Tiranë, lagrevën mëngjesin e 26 Majit
2. Artan Murrizi – Ish-inspektori i Prokurorisë tek Ministria e Drejtësisë,
3. Olgerta Shkurti – Ish specialsitye në Zyra e Punës Rajonale Tiranë,
4. Vera Picaku - Ish inspektore tek AKU
5. Hastit Likaj – Ish mirëmbajtës tek Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor, ka dalë nga gerva më 25 Maj dhe është rikthyer sërrish
6. Agron Dervishi - Sigurimet Shoqërore Gjirokastër
7. Prek Vukaj – Ish punëtor gjelbërimi tek konviktet e Inxhinierisë të Ndërtimit
8. Edmond Idrizi – Ish kryeinspektor në burgun 302 la grevën më 27 maj
9. Sokol Ukperaj - Sigurimet Shoqërore Has, doli më 26 maj, u rikthye sërish
10. Leonard Strazimiri - Shërbimi Social Shtetëror
11. Mahir Reçi - Punëtor tek Ndërmarrja e Konvikteve
12. Tonin Kolthi - Ish inspektor tek komisariati i Kurbinit, la grevën mëngjesin e 26 Majit, u rikthye sërish
13. Petrit Fejzullaj – Ish financier i lartë tek Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, drejtoria e Tiranës, la grevën më 24 Maj dhe u rikthye pasi mori mjekim, la gevën më 26 Maj, shfaqi shenja dobësie pas mensate dhe u rikthye sërish mëgnjesin e 26 Majit
PESË POLICËT QË I JANË BASHKUAR GREVËS
Hivzi Bushati - datëlindja 31 gusht 1956, i diplomuar si mësues.
5 shkurt 1998, është LIRUAR nga Policia e shtetit, me motivacionin e mosparaqitjes në detyre.
6 nëntor 2013, i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me motivacionin e shkurtimit të funksionit organik dhe nuk ka vende të lira.
N/KOMISAR BLEDAR SAMI KRUJA – shkurtim funksioni organik
Datëlindja 30.07.1977, lindur në Peqin, me arsim të lartë: Akademia e Rendit Publik ne vitin 2007.
Së fundmi, Specialist në seksionin kundër krimit ekonomik financiar, në Sekt. Kundër krim financiar DPQ Elbasan
Më datë 01.11.2013 Lirohet nga Policia Shtetit, për shkurtim të funksionit organik dhe në pamundësi emërimi në detyrë tjetër.
Në dosjen personale administrohen 3 vërejtje:
Më datë 12.11.2007 i është dhënë një masë disiplinore nga Zv/Drejtori i Policisë Qarkut, “vërejtje me paralajmërim“, me motivacion “Sjellje jo korrekte”
Me date 21.03.2008 i është dhënë një masë nga Drejtori i Policisë së Qarkut, “Vërejtje me paralajmërim” me motivacion “qëndrim jo korrekt e fyes ndaj kolegëve”
Më datë 14.08.2012 i është dhënë një masë disiplinore, nga shefi i sektorit “vërejtje me paralajmërim”.
ISMAIL SHEFIT ELEZI - i ripranuar në polici në kundërshtim me ligjin
24.09.2012 i është dhënë grada Drejtues і Parë.
Datëlindja 12.08.1961, lindur në Peqin, me arsim të lartë, Instituti і Lartë Bujqësor, Ekonomist Plani në vitin 1986; dhe Universiteti “Kristal” për Drejtësi në vitin 2011 si dhe ka kryer kursin policor 6-mujor në Akademinë e Policisë në vitin 1992.
Më datën 20.12.1992, lirohet nga Policia dhe del si oficer në rezervë pasi kalon “Për ndjekje penale për mitmarrje”.
Me datën 16.10.1994, Ripranohet në Polici dhe emërohet në Komisariatin e Policisë Peqin në sektorin e policisë kriminale.
Më datën 31.08.1997, del në lirim nga policia me motivacionin; “Për të meta e dobësi dhe pa aftësi në kryerjen e detyrës”.
Më 05.05.2006, Ripranohet në Polici dhe emërohet në DPQ Elbasan në funksionin e specialistit në seksionin e pastrimit të parave.
Me datën 24.09.2012 emërohet Drejtor në drejtorinë kundër kr. Ek. Fin. në DPP Shtetit.
Me daten 20.11.2013, lirohet nga Policia e Shtetit.
Nga studimi і kërkesave për t’u ripranuar në strukturat e Policisë së Shetit z. Elezi bie në kundërshtim me disa të dhëna dhe fakte:
Në kërkesën e datës 23.11.2005, nder te tjera thekson se; - në vitet 1993 -1997 kam punuar në Komisariatin e Policisë Peqin, me detyrën e shefit të policisë kriminale, në një kohe që në dosjen e tij ka të dokumentuar që prej datës 20.12.1992, lirohet nga Policia dhe del si oficer në rezervë pasi kalon “Për ndjekje penale për mitmarrje” dhe kjo periudhë vazhdon deri më 16. 10.1994. Pra nuk është treguar і sinqertë në kërkesën e tij, pasi në periudhën datën 20.12.1992, deri më 16.10.1994 ka qenë і liruar nga policia për mitmarrje.
Masat disiplinore: Në dosjen e tij ka një masë disiplinore “Vërejtje” Për shkelje të disiplinës ushtarake dhënë nga shefi і komisariatit të policisë Peqin, më datën 18.06.1996.
Qamil Sadik Zhgaba - ripranuar në kundërshtim me ligjin
Datëlindja 04.07.1957 lindur në Pilur të Bilishtit dhe banues në Pogradec, me arsim të lartë, Akademia e Rendit në vitit 1998.
Me datën 23.08.1970, Lirohet nga Policia “Për të meta e dobësi në punë”.
Me datën 07.02.2006, deri me datën 01.08.2008, Ripranohet në polici, titullohet oficer policie dhe emërohet shef і seksionit të rendit dhe sigurisë publike në Komisariatin e Policisë Devoll.
Me daten 20 .11.2013, Lirohet nga Policia e Shtetit pasi është ripranuar në kundërshtim me kriteret ligjore, pasi është ripranuar në strukturat e policisë së Shtetit në kundërshtim me ligjin nr, 8553 datë 25.11. 1999 “Për Policinë e Shtetit.
Në dosjen e tij nuk ka vendime gjykate për riparanimin e tij në polici.
Shefki Lusha - në 26 dhjetor 2013 është liruar nga Policia për ndryshim të strukturës organike dhe pamundësisë së emërimit në një detyrë tjetër.
Në dosjen personale ka 3 masa disiplinore me vërejtje me paralajmërim.
19 vlerësime pune janë të nivelit mesatar, ndërsa vlerësimi i fundit është Dobët.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)