TIRANE- Transporti publik është paralizuar sot në Tiranë. Prej orës 05:00 asnjë autobus i linjave urbane që funksionon nëpër rrugët e kryeqytetit nuk nisi itinerarin e përditshëm të lëvizjes duke filluar grevën 24 orëshe që Sindikata e Transportit Urban kishte paralajmëruar para disa ditësh.
Në këtë situatë më të prekurit ishin qytetarët të cilët në vend të biletës së urbanit iu desht të ecnin disa kilometra në këmbë për të shkuar në destinacionin e tyre ose të paguanin tarifën e taksive e cila është disa herë më e lartë se ajo e biletës së urbanit.
Shoqëritë e transporteve kërkojnë rritjen e biletës nga 30 në 70 lekë pasi thonë se nuk kanë mundësi të paguajnë drejtuesit e autobusëve dhe fatorinove. Lëvizja e qytetarëve u vështirësua më shumë edhe për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Kaos edhe në trafik. Ndonëse nëpër kryqëzime ishin angazhuar forca të shumta të policisë rrugore, sërish trafiku ka qenë i pakalueshëm.
GREVA LULEZON TAKSITE E PALICENCUARA
Kjo grevë lulëzoi sot edhe shërbimin e transportit taksi të palicensuar.
Shumë makina pa targa të verdha transportuan qytetarët në destinacionin e tyre në mungesë të urbanëve. Meqë tarifa e taksisë nis nga 300 lekë (minimalja) dhe kjo tarifë rritet më pas në varësi të destinacionit, qytetarët u bashkuan në grupe 3-4 vetë dhe në marrëveshje me shoferin ndanë shpenzimin e përbashkët. Kjo me qëllim që secilit prej qytetarëve shuma që do të paguante për shërbimin të mos ishte më e madhe se 100 lekë
HESHTJA E INSTITUCIONEVE
Si qeveria ashtu dhe bashkia e Tiranës preferuan ta kalonin në heshtje këtë situatë. Deri dje bashkia e Tiranës reagoi vetëm duke i kërkuar qeverisë të mos rrisë çmimin e biletës, ndërkohë që është ajo vetë që licenson urbanët që funksionojnë brenda Tiranës dhe është ajo që duhet të marrë masa ndaj kompanive që ndërpresin transportin publik. Kjo grevë e treta për qytetarët penalizon qytetarët për 24 orë.
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se këtë kompetence qeveria do ti`a delegojë pushtetit vendor dhe për rastin konkret Bashkisë së Tiranës.
Greva e sotme është është e para që zgjat 24 orë, ndërsa para kësaj janë zhvilluar edhe dy greva të tjera me kohëzgjatje më të shkurtër.
NE MENGJES STACIONET BOSH
Sot në mëngjes në stacionet e urbanëve të Unazës, Tirana e Re, Qendër- Qytet Studenti, Kombinat- Kinostudio, Qendër-Ish Uzina e autotraktorëve, Qendër- Tufinë, Qendër-Porcelan, Qendër-Laprakë, Qendër- Linzë nuk ka pasur qytetarë. Ndërkohë që ndonjë tek tuk që i drejtohej stacioneve informohej nga kalimtarë të tjerë se ishte e kotë të priste pasi nuk kishte autobusë.
Kryeqytetasit që kishin mësuar më parë për grevën e urbanëve nxorrën nga garazhi makanat, përdorën taksi ose u nisën më shpejt nga banesa për të bërë rrugën në këmbë për në destinacionin e tyre.
REAGIMI I DJESHEM I BASHKISE
Dje numri dy i bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, përsëriti qëndrimin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave operatorëve të transportit publik për subvencionim dhe jo rritje të çmimit. “Deri më sot nuk kemi asnjë reagim zyrtar nga institucionet përkatëse për problematikën e transportit urban. Qeveria ka zgjedhur të mbyllë veshët dhe të mos dëgjojë problematikën e bërë prezente tashmë prej muajsh", tha Bozdo.
Redaksia Online
(ek/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com