TIRANE- Në ditën e 14 të grevës së banorëve të pallatit, janë 8 banorë që vazhdojnë të rezistojnë pavarësisht problemeve shëndetësore. Gjendja e tyre shëndetësore dhe ajo psikologjike rëndohet dita-ditës. Dy ditë më parë,njëri prej grevisteëve, 60-vjeçari Ramazan Lila, u shtrua në spital pas përkeqësimit të shëndetit. Po kështu, në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në spital edhe Mirela Alia.
Pas kontrolleve të përditshme mjekësore për shëndetin e grevistëve, mjekët thonë se Islam Nazja, duhet të ndërpresë grevës, pasi gjendja e tij është rënduar ndjeshëm, por ai refuzon.
Me largimin nga apartamenti të çiftit të të moshuarve rreth 70-vjeç, ka ardhuyr edhe reagimi i banorëve. Ata kanë depozituar një padi për shkelje të ligji ndaj pronarit të godinës, Ferdindand Caka, i cili sipas tyre i përvetësuar dokumentat në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë që pritet të dërgohet një tjetër padi penale ndaj tij, për largimin me dhunë të banorëve nga banesat ku ata jetonin prej dhjetëra vitesh.
Gazetarja Drilona Nokshiqi shpjegon se sot mbushen 14 ditë nga greva e banorëve në rrugën "Margarita Tutulani", të cilët duhet të lënë godinën trekatëshe, e cila i është kthyer pronarëve të dikurshëm. Ditën e djeshme dy të moshuar rreth 70-vjeç, që ende vazhdonin të banonin në katin e dytë të godinës së marrë tashmë nga pronarët në rrugën "Margarita Tutulani", janë nxjerrë me forcë nga ish-shtëpia e tyre.
Për shkak të moshës dhe problemeve të tjera shëndetësore, gruaja e moshuar është duke kaluar një situatë aspak normale shëndetësore.
Nipi i të moshurave tregon se “gjyshërit kanë që në 1943 që jetojnë në këtë banesë, gjyshi është 75 vjeç dhe nëna 73 vjeç. Njëri merr 180 mijë lekë pension, tjetri 120 mijë lekë pension dhe janë të sëmurë, nga zemra dhe nga diabeti. Ata ndodhen në korridorin e ndërtesës trekatëshe.
Dy të moshuarit janë ulur në korridoret e godinës dhe nuk kanë se ku të qëndrojnë, pasi edhe fëmijët e tyre janë në të njëjtin proces gjyqësor si ta. Ata nuk kanë ku të shkojnë, e vetmja rrugë i bie të futen në grevë.
Ferdinand Caka, pronari i godinës, ka ushtruar presion mbi ata duke i kërkuar të dalin nga godina sepse mendon se këtu do bëhet një sherr i madh”.
Njeri prej grevistëve, Arjan Xhaferri, e ka shprehur me lot hidhërimin e tij për këtë situatë të krijuar dhe këtë shtet, që nuk i dëgjon. Ai nuk është banor i godinës, por një emigrant i kthyer nga jashtë shtetit, që ka vendosur të solidarizohet me ta për shkakun se edhe familja e tij së shpejti do të përballet me të njëjtën situatë.
Redaksia online
(e.s, ar.sh/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Greva e urisë në ditën e 13-të