Grida Duma i del në mbrojtje Bashës, sulmon Arben Imamin: Nuk e njihja, por e mbrojta në 2013 kur Rama donte ta fuste në burg

Grida Duma i del në mbrojtje Bashës, sulmon Arben Imamin: Nuk e njihja, por e mbrojta në 2013 kur Rama donte ta fuste në burg

Grida Duma

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma i ka dalë në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha ndërsa ka sulmuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin, pasi ky i fundit i doli kundra kreut të të djathtëve.

Në një emision, Duma kujtoi disa akuza që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj Arben Imamit pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, ku kërkoi që ai të dënohej për korrupsion dhe madje u bë edhe një padi në lidhje me tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes.

Duma tha se pavarësisht se nuk e njihte, i kishte dalë atij në mbrojtje asokohe.

“Unë e mbaj veten në 2013 se shkoj në një emision për të mbrojtur Ben Imamin sepse kryeministri i sapozgjedhur, Edi Rama, bërtiste në Facebook ‘të ndëshkohet’. Nuk kisha asnjë njohje, dmth nuk kisha asnjë kafe, pavarësisht se nuk dija arsyen pse bërtitej kaq shumë ndaj tij nga Rama, e mbrojta me një parim të madh; që një kryeministër nuk mund të ulërasë, organet e drejtësisë vendosin për dënimin. E them këtë se ajo që dëgjoj sot, është një përsëritje. A mund të përdorej nga një spekulant që do donte t’i bënte keq Ben Imamit? Po të donte një spekulant të thoshte pse ky Beni s’u dënua, u bashkua me Ramën që shpëtoi? Ajo që dua të them është kjo; nuk ka argument sepse kërkohet ikja dhe nuk është e argumentuar pse zëvendësimi do ishte më i mirë”, tha Grida Duma.

Ndërsa shumë demokratë ja kanë faturuar humbjen e PD në zgjedhje Lulzim Bashës, Duma u shpreh se shumë politikanë në botë përfshirë edhe Ëinston Churchill, kishin pasur humbje në zgjedhje.

“Ka plot politikanë që kanë humbur në fillim dhe më pas kanë fituar. Nëse unë sot kam revoltë ndaj politikës prej pusete në Shqipëri, është fati i njerëzve që kanë sakrifikuar deri në fund. Ka plot politikanë që kanë humbur në fillesë dhe kanë fituar më vonë. Unë deri sot nuk kam parë ende një argument. Kutia e Pandorës në këtë vend nuk është gjë tjetër veçse një kapak pusete”, shtoi ajo.

Arben Imami është mes zërave që kanë dalë kundër Bashës, dukee bërë atë përgejgjës për humbjen e PD në zgjedhje, ndërsa ka kërkuar edhe dorëheqjen e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/05/2021 17:23

    Grida vazhdon akoma me drejtesine politike.Nuk fut Eama njeri ne burg por drejtesia dhe Arben Imami beri zullume te medha me pronat publike te ushtrise dhe ti i je dale ne mbrojtje.Pronat jane popullit dhe ju i dhate per woja politike .Te dy krahet jeni bete krime ekonomike por ju mbani rekord me privatizime dhe koncensione

    Përgjigju
  • Lui: 15/05/2021 09:25

    Ah mjerë ne për ty që na ke rënë për hise. Ti dhe bukurinë fizike që ke e tjetërson sapo hap gojën kur flet si gangsterja lagjes. Lëre pastaj, mos flasim për ato që nxjerr nga goja..

    Përgjigju
  • Jim: 15/05/2021 02:41

    Harrove veten kush te mbrojti kur shisje apartamente nga dy here Harrova te te pyes per babalen se Ai eshte denuar njehere per kete gje si i behet del deputet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali