TIRANË- “Bajrami i madh, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore”...kështu e nis urimin e saj deputetja e PD-së, Grida Duma.

Në pamje të parë duket një urim krejtësisht normal, por është bërë në kohën e gabuar. Sot festohet Kurban Bajrami, ose siç njihet ndryshe Bajrami i vogël.

Këtë gafë, Duma ka nxituar dhe e ka rregulluar, duke ndryshues statusin, që duket si i marrë copy-paste nga urimet e viteve të kaluara, mirëpo kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga komentuesit.

1626778448_grida.jpg

Statusi i Grida Dumës, që e fshiu më pas

Ato kanë komentuar me ironi këtë gafë të bërë nga demokratja. 

“Paske pi çik o jetë,  Kurban Bajrami”

“Shyqyr që t'duket i madh dhe kur është i vogli, bajram"

“Është kurban Bajromi oj Grifsh hahaha”

“O pjeshke Kurban Bajrami jo Bajrami madh”, janë disa nga komentet që kanë mbërritur në statusin e Dumës.

Komentet në statusin e Grida Dumës