Grida Duma një fashioniste në 
fushatë përballë njerëzve të varfë

Grida Duma një fashioniste në <br />fushatë përballë njerëzve të varfë
Fushata elektorale e secilit prej kandidatëve për deputet, në më të shumtën e rasteve u nxjerr atyre anën pozitive e njerëzore përballë qytetarëve me halle shumë.

Ndërsa secili përpiqet të jetë sa më i përulur e njerëzor me qytetarët, teksa shihen të shtrengojnë duart apo të ulen e të bashkëbisedojne me ta, e madje të qajnë hallet e shumta të tyre, kjo situatë më së paku duhet të reflektohet edhe në një veshje sa më të thjeshtë të kandidiatëve.

Për këtë nuk ka ndonjë kod veshje, apo rregull të shkruar, por vetë fakti që shkojnë për tu kërkuar votën i bën kandidatë më të përulur, pasi janë ata që kërkojnë dicka në këmbim të një të ardhmeje më të mirë.

Pa paragjykuar bashkëbisedimin e Grida Dumës me banorë të njësisë numër një në Tiranë, zonë kjo, që nuk është në krye të listës si zonë e pasur, madje përkundrazi aty gjen njerëz me halle shumë, Grida Duma shfaqet e stiluar dhe e kururar deri në detaj.

Ajo duket si një fashioniste e vërtetë që performon përballë ose në krah të njerëzve që i shtrëgojnë dorën e presin më shumë për një të ardhme më të mirë nga ajo? Por a është kjo veshja që duhet të përcjellë një kandidate që shkon për t'u “lypur” votëbesimin qytetarëve? Kjo mbetet në gjykimin e secilit prej jush…

[gallery]22576[/gallery]

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja