Në 2015-ën, ish-deputetja e PD, Grida Duma kandidoi për kryetare të Bashkisë së Durrësit dhe regjistroi një nga humbjet më të paharrueshme për selinë blu. E besuara e Lulzim Bashës nuk mundi të fitonte as në lagjen e familjes së saj, aty ku ishte rritur, ku humbi kundër Vangjush Dakos.
E njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ku Lulzim Basha, edhe pse disfata e Durrësit ishte ende e freskët, i besoi Grida Dumës drejtimin e Njësisë 1 në kryeqytet. Por, Duma e humbi edhe këtë betejë, kësaj radhe përballë Veliajt në Tiranë, duke shënuar një tjetër rezultat negative për PD.
Edhe pse me dy humbje në portofol, Lulzim Basha guxoi që në zgjedhjet e 25 prillit t’i besonte Dumës dy bastione të PD-së, Kavajën dhe Rrogozhinën, ndoshta me shpresën që ajo do ta kishte më të lehtë për të shënuar një rezultat pozitiv. Shtuar këtu edhe faktin që Duma do të kishte përkrah edhe emrin e Sali Berishës, njeriu që ka kandiduar historikisht në Kavajë. Basha e ka perceptuar këtë si një plus për Dumën, por nuk ndodhi aspak kështu!
Ajo dështoi me sukses edhe në betejën e saj të tretë politike, duke humbur rëndë sin ë Kavajë, ashtu edhe në Rrogozhinë; madje nuk arriti të fitonte as në qytetin që Sali Berishës i ka dhënë disa mandate deputeti dhe ku zonja Duma shpalli sfidën e saj elektorale.
Do të mbahet mend gjatë “kërcënimi” i saj për Erion Veliajn në 6 mars të këtij viti, kur në një takim me banorë të fshatit Blerimaj të Kavajës, e sfidoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kur tha se do të dorëhiqej nëse Veliaj merrte në Kavajë dhe Rrogozhinë 7% të votave.
Veliaj e mundi paq në të dyja qytetet, kurse Duma nuk është shfaqur më në publik dhe nuk dihet a do ta pranojë mandatin e deputetes apo do të heqë dorë si rezultat i humbjes së sfidës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
Po mire perderisa ke zgjedhur te besh nje analize profesionale, pse nuk e thua qe eshte zonja më e votuar ne listen e PD. Vendosja edhe kete argumentit tend dhe lêri lexuesit te gjykojne.
PërgjigjuIk moj lavire parlamentit, mendoni se parlamenti eshte sfilate mode,
PërgjigjuKa partagalin e mire i rehaton deputetet edhe ne kavaje e mesoi kush eshte BJESHKA HAJDARIT
PërgjigjuKa fituar ate te Noc Rrokut e ka me qejf te madh.
PërgjigjuPo ku kane moral keto, ku ia dine kuptimin e pergjegjesine dhenies se fjales!!!!!! Asnje prej tyre! Jane thjesh gjallesa, jo njerez me integritet! Grida e sa te tjere do ta kaperdijne turpin dhe do i futen gares kush vishet me bukur ne parlament.
Përgjigju