Grida Duma për Report Tv: Shqiptari i pasur, pika e fortë e programit të PD! Shkelëm rregullat anti-COVID në fushatë?! Shqipëria nuk është vetëm e ‘Maliqit’! (VIDEO)

TIRANË- Grida Duma është e bindur se Partia Demokratike do të korrë fitore historike në Tiranë dhe të gjithë Shqipërinë. Pika e fortë e demokratëve, ish-deputetja thotë se është programi, i cili do të dërgojë më shumë para në xhepat e shqiptarëve.

“Shqiptari i pasur! Nuk është idealizëm, as eufori. Ne do të bëjmë të mundur që ekonomia të ringrihet nëpërmjet konsumit, para në xhepat e shqiptarëve. Nuk do të ketë prioritet as infrastrukturor sa do të ketë çlirimi i ekonomisë dhe konsumi. Dmth më shumë para nga pagat nëpërmjet uljes së taksave, paga të rritura në sektorët strategjikë, mbështetje e biznesit nëpërmjet çlirimit nga taksat që të rritet investimi. Gjithçka që do të bëjmë është shqiptari me më shumë para në xhep, që të shpëtojë ekonominë nga kriza. Këtu është vaksina e keqe  dhe virusi i keq i atyre që gjithmonë e shohin Shqipërinë e varfër. Nëse është sa gjysma e dëmit që i kanë shkaktuar ata buxhetit të shtetit, zgjidhja është shumë e thjeshtë”, tha Duma.

Pas delegimit të saj në krye të fushatës  në Kavajë e Rrogozhinë, ish-deputetja thotë për Report Tv se në takimet elektorale sheh optimizëm.

“Kemi nisur takimet e para që janë respektimi dhe konsolidimi i strukturave të partisë që do të jenë të parët që do të rrugëtojnë në fitore. Puna vetë do të tregojë që ne do të sjellim në ato zona atë që ka endë historike për Kavajën dhe Rrogozhinën, qëndrestare dhe fitimtare”, tregon Duma.

Përsa i përket kritikave për shkeljen e masave anti-COVID gjatë këtyre takimeve, Duma ka këtë përgjigje: Le të na kritikojnë sa të duan për këtë. Ata duhen ndëshkuar që nuk siguruan shqiptarët që mos të shkonin në këtë situatë pandemie, nuk është çështje kritike, por përgjegjësie. Përsa i përket takimeve, ne marrim masa ekstreme,  momentet e fotove i menaxhojmë me stafin. Ne nuk jetojmë në një Shqipëri ku rregullat e lojës janë për Maliqin, e ligji duhet respektuar për ata që nuk munden. Ligji duhet respektuar në mundësi dhe në potencë, por duhet të ketë kujdes.”

Përballë socialistëve në garën për Tiranën, Duma e sheh PD favorite. Ajo paralajmëron PS se nëse vijon me akuza të pabaza, do t’i përgjigjet në çdo nivel.

“Nuk besoj që e teproj nëse them që Partia Demokratike e ka kundërshtarin referencë. Të kesh referencë hajdutërinë, mashtrimin dhe shoën do të thotë që s’ke asgjë në vijë. Për mua PS nuk ekziston. Nëse ata do të vazhdojnë me pallavarva boshe lart e poshtë është çështje e tyre dhe do t’i përgjigjemi në çdo nivel, por nuk ka qenë referencë kundërshtari, por më e mira e  PD, por edhe pjesa tjetër e listës është aq e mirë sa kjo pjesë e listës që ka dalë”, tha Duma.

Thirrjen e ambasadores Kim për të përfshirë në lista kandidatë të pastër, Duma nuk e sheh shqetësim për demokratët, për të cilët thotë se nuk kanë pranuar të ndërtojnë fitore me elementë të tillë.

 “Nëse ka një gjë që PD e ka patur të qartë jo vetëm sot, por e ka patur kosto në mandatin e shkuar është që nuk pranoi që me mjetet e llumit të ndërtonte fitoren. Kjo është vendimmarrje e madhe, e një udhëheqësie të madhe për Shqipërinë. Kur nuk e kemi marrë në ditët e zeza, nuk do  marrim sot që jemi të ndriçuar”, përfundoi Duma.


Lajmi kryesor:

Gara për Tiranën/ Duma: Shqiptari i pasur, pika e fortë e programit! Xhixho: Opozita, betejë idesh, jo propagandë boshe


B.K./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy