Gara për Tiranën/ Duma: Shqiptari i pasur, pika e fortë e programit! Xhixho: Opozita, betejë idesh, jo propagandë boshe

Tirana duket se do të jetë edhe këtë 25 prill epiqendër e betejës politike.

Në qarkun që do të prodhojë për herë të parë 36 mandate, palët politike duket se do të përqëndrojnë figura të rëndësishme me qëllim për të maksimalizuar votën. Opozita pretendon që për herë të parë të korrë një rezultat historik në kryeqytet, e për këtë bazohet në dy arsye: emrat me të cilët do të garojë dhe programi.

“Kemi nisur takimet e para që janë respektimi dhe konsolidimi i strukturave të partisë që do të jenë të parët që do të rrugëtojnë në fitore. Puna vetë do të tregojë që ne do të sjellim në ato zona atë që ka endë historike për Kavajën dhe Rrogozhinën, qëndrestare dhe fitimtare”, thotë Grida Duma

“Do të kemi një fitore bindëse, të thellë në Tiranë,  duke marrë shkas nga dy pika shumë të forta që ne kemi, kandidatët dhe idetë konkrete dhe programi dhe mos të merremi me propagantë, shoë dhe ide boshe, sepse njerëzit kërkojnë të dinë sesi do të nxjerrim vendin nga kriza dhe sesi do të rikthejmë shpresën”, thotë Erisa Xhixho

Për ish deputeten demokrate, pika e fortë e programit të Partisë Demokratike është shqiptari i pasur. Në pikat e alternativës së lancuar nga PD, ajo thotë se gjendet zgjidhja për më shumë para në xhepat e qyetarëve.

“Shqiptari i pasur! Nuk është idealizëm, as eufori. Ne do të bëjmë të mundur që ekonomia të ringrihet nëpërmjet konsumit, para në xhepat e shqiptarëve. Nuk do të ketë prioritet as infrastrukturor sa do të ketë clirimi i ekonomisë dhe konsumi", shprehet Grida Duma për Report Tv.

Aleatja me të cilën me shumë gjasë, PD do të synojë bashkëqeverisjen, LSI thotë se 5 prioritetet e programit të saj do të rikthejnë shpresën.

“Fokusi jonë te edukimi, te hapja e vendeve të reja të punës, te mbështetja e grave dhe vajzave, bizneset, do jenë një armë shumë e fortë për ta cuar debatin politik në një debat idesh.”, thotë Erisa Xhixho.

Partia Demokratike dhe LSI tashmë i kanë prezantuar emrat që do të udhëheqin fushatën në qarkun e Tiranës. Lulzim Basha zyrtarizoi disa ditë më parë Grida Dumën, Jorida Tabakun, Aldo Bumcin, Flamur Nokën, Belind Këllicin, Albana Vokshin, Alfred Rushajn dhe Agron Shehajn, ndërsa LSI i ka besuar Përparim Spahiut udhëheqjen e fushatës në Tiranë, i cili ndihmohet nga ish deputetët e deleguar në cdo degë.

Përballë opozitës së Bashkuar socialistët krahas 3 emrave që drejtojnë fushatën Eron Veliaj, Ervin bushati dhe Elisa Spiropali kanë blinduar cdo degë me emra deputetësh dhe ministrash Ahmetaj, Majko dhe Balluku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Grida Duma për Report Tv: Shqiptari i pasur, pika e fortë e programit të PD! Shkelëm rregullat anti-COVID në fushatë?! Shqipëria nuk është vetëm e ‘Maliqit’! (VIDEO)

TIRANË- Grida Duma është e bindur se Partia Demokratike do të korrë fitore historike në Tiranë dhe të gjithë Shqipërinë. Pika e fortë e demokratëve, ish-deputetja thotë se është programi, i cili do të dërgojë më shumë para në xhepat e shqiptarëve.

“Shqiptari i pasur! Nuk është idealizëm, as eufori. Ne do të bëjmë të mundur që ekonomia të ringrihet nëpërmjet konsumit, para në xhepat e shqiptarëve. Nuk do të ketë prioritet as infrastrukturor sa do të ketë çlirimi i ekonomisë dhe konsumi. Dmth më shumë para nga pagat nëpërmjet uljes së taksave, paga të rritura në sektorët strategjikë, mbështetje e biznesit nëpërmjet çlirimit nga taksat që të rritet investimi. Gjithçka që do të bëjmë është shqiptari me më shumë para në xhep, që të shpëtojë ekonominë nga kriza. Këtu është vaksina e keqe  dhe virusi i keq i atyre që gjithmonë e shohin Shqipërinë e varfër. Nëse është sa gjysma e dëmit që i kanë shkaktuar ata buxhetit të shtetit, zgjidhja është shumë e thjeshtë”, tha Duma.

Pas delegimit të saj në krye të fushatës  në Kavajë e Rrogozhinë, ish-deputetja thotë për Report Tv se në takimet elektorale sheh optimizëm.

“Kemi nisur takimet e para që janë respektimi dhe konsolidimi i strukturave të partisë që do të jenë të parët që do të rrugëtojnë në fitore. Puna vetë do të tregojë që ne do të sjellim në ato zona atë që ka endë historike për Kavajën dhe Rrogozhinën, qëndrestare dhe fitimtare”, tregon Duma.

Përsa i përket kritikave për shkeljen e masave anti-COVID gjatë këtyre takimeve, Duma ka këtë përgjigje: Le të na kritikojnë sa të duan për këtë. Ata duhen ndëshkuar që nuk siguruan shqiptarët që mos të shkonin në këtë situatë pandemie, nuk është çështje kritike, por përgjegjësie. Përsa i përket takimeve, ne marrim masa ekstreme,  momentet e fotove i menaxhojmë me stafin. Ne nuk jetojmë në një Shqipëri ku rregullat e lojës janë për Maliqin, e ligji duhet respektuar për ata që nuk munden. Ligji duhet respektuar në mundësi dhe në potencë, por duhet të ketë kujdes.”

Përballë socialistëve në garën për Tiranën, Duma e sheh PD favorite. Ajo paralajmëron PS se nëse vijon me akuza të pabaza, do t’i përgjigjet në çdo nivel.

“Nuk besoj që e teproj nëse them që Partia Demokratike e ka kundërshtarin referencë. Të kesh referencë hajdutërinë, mashtrimin dhe shoën do të thotë që s’ke asgjë në vijë. Për mua PS nuk ekziston. Nëse ata do të vazhdojnë me pallavarva boshe lart e poshtë është çështje e tyre dhe do t’i përgjigjemi në çdo nivel, por nuk ka qenë referencë kundërshtari, por më e mira e  PD, por edhe pjesa tjetër e listës është aq e mirë sa kjo pjesë e listës që ka dalë”, tha Duma.

Thirrjen e ambasadores Kim për të përfshirë në lista kandidatë të pastër, Duma nuk e sheh shqetësim për demokratët, për të cilët thotë se nuk kanë pranuar të ndërtojnë fitore me elementë të tillë.

 “Nëse ka një gjë që PD e ka patur të qartë jo vetëm sot, por e ka patur kosto në mandatin e shkuar është që nuk pranoi që me mjetet e llumit të ndërtonte fitoren. Kjo është vendimmarrje e madhe, e një udhëheqësie të madhe për Shqipërinë. Kur nuk e kemi marrë në ditët e zeza, nuk do  marrim sot që jemi të ndriçuar”, përfundoi Duma.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqif Kapertoni: 10/02/2021 21:30

    Na si popull jena shume mire vetem kena nje merak qe pushteti te kaloj ne paqe nga hajnat e vjeter te hajnat e rinj,dhe ju lutena shume qe mos te na ulin cmimin e apartamenteve,karburantit,energjise,autobuzit,dhe mrena munsive ne 6 mujorin e pare ose te dyte te bajne nje rritje ushqimesh sa ta shohin partia te aresyeshme.Nese rrealizohen keto do vazhdojme te jena populli ma i lumtur ne bote.

    Përgjigju
  • Tirona: 10/02/2021 19:06

    Grida Duma eshte akuzuar per vjedhje dhe mashtrimin e nje shtetasi si dhe eshte kapur me ze dhe figure duke filtruar me mesazhe sexi gjate seancave plenare , si guxon kjo neperke dhe a ka moral kjo femer qe i korkon elektoriatit te djathte apo te pavendosurit voten e tyre per te mar persesi mandatin e deputetit. Elektoriati i Djathte ne keto zgjedhje duhet te distancohet nga kjo mastruse sepse kjo ia ka zene vendin nje tjetre qe eshte e ndershme dhe me e afte se kjo per te bere punen e deputetes.Ashtu sic u lan jashte sistemit te drejtesise gjyqtaret e korruptuar dhe te pa afte ashtu te lihet edhe kjo mastruese, nese keta gjyqtare dhe prokurore u denuan nga Vetingu , keta politikan si puna e Dumes mastruese do te denohen nga vete elektoriati i djathte duke mos e votuar diten e votimit.

    Përgjigju
  • deshmitari: 10/02/2021 18:27

    sa here keni premtuar dhe e keni mbajtur fjalen ju politiqener?qe te ceku i bardhe qe lefte shpellari ne 90 e deri tani .Une kam kuptuar qe esht e sigurte vetem nje gje nga ju:ato qe premtoni nuk do i beni kurre....e kurre mos ardhshit ne qeveri se vetem fukarallik e maskarillik sillni.

    Përgjigju
  • robi: 10/02/2021 17:22

    Ne Tirane do ta nxjerrin me shqelma nga sistemi politik leshinelikes sektin naziskin te haremit te Jales. Asnje vote per Erisa hundpinoken e doktoreshes fallxhores sudes se perralles me 5 pika. Leshilikes per skrap me 25 prill.

    Përgjigju
  • Alb: 10/02/2021 17:13

    Shqiptari lekist ore po i bet shqiptaret me lek ju u morri lumi se aq duan shqipot ju hedhin ne lane pastaj dy pare ne xhep kan dhe shqiptaret shajn mbretreshen e anglis hajde mbase e relaizoni ishalla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump