Grida Duma: Të dalim në protesta
kundër rritjes së çmimit të energjisë 

Grida Duma: Të dalim në protesta<br />kundër rritjes së çmimit të energjisë 
TIRANE- Në një deklaratë për mediat, Koordinatorja për mediat e Partisë Demokratike, Grida Duma u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, në emër të institucionit që përfaqëson, “të ngrihen, dhe të bashkohen në protestë, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perendim”. Duma i bëri thirrje “2 milionë e 100 mijë shqiptarëve”, pasi sipas saj këta të fundit do të vuajnë nga rritja e energjisë dhe heqja e fashës mbrojtëse do të rrisi çmimin deri në 70%.

 “Janë dy milionë e 100 mijë shqiptarë që konsumojnë më pak ose deri në 300 KW në muaj, të mbrojtur deri tani me anë të cmimit 77 lekë për kilovat.

Edi Rama e hoqi fashën mbrojtëse për këtë kategori që është rreth 77 përqind e konsumatorëve.

Çmimi i energjisë elektrike është edhe sot shumë i lartë, krahasuar me të ardhurat e qytetarëve dhe duke ditur se kostoja e prodhimit tek ne është më e ulëta në Europë.

Por rritja dramatike që ka vendosur të bëjë Edi Rama, është vdekjeprurëse.

Me heqjen e fashës mbrojtëse, fatura mujore për 2 milionë e 100 mijë shqiptarë do të jetë deri në 70 përqind më e shtrenjtë.”- deklaroi Duma për mediat.

Gjithashtu Koordinatorja e PD i ka kujtuar opinionit publik premtimet e Qeverisë Rama, por sipas saj, në fakt, vendi ynë është “katandisur” në “papunësi, varfëri, pasiguri,rritje të çmimeve, rritje të çmimit të energjisë, rritje të çmimit të naftës”.

“Eshtë Edi Rama që premtoi uljen e cmimit të energjisë elektrike me 20 përqind, pasi u zotua se do të hiqte TVSH-në.

Eshtë Edi Rama që premtoi rilindje, legalizim e shëndetësi falas, 300 mijë vende pune.

Po shihni ku e katandisi vendin. Papunësi, varfëri, pasiguri. Rritje të cmimeve, rritje të cmimit të energjisë, rritje të cmimit të naftës.”- deklaroi nga selia blu Grida Duma.

Në fund të deklaratës së saj, Duma, u bëri thirrje, në emër të Partisë Demokratike, qytetarëve “të ngrihen e të bashkohen në protestë” pasi “ka ardhur koha të ngrihemi e ti ndalim”.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE