"Grida Duma tha do bëjë namin në
Kavajë", Rama: Vendi e ka një Zot

Kavajë", Rama: Vendi e ka një Zot">
TIRANE-Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur për herë të parë dyshimeve se në ditën e zgjedhjeve në Kavajë, PD do të shkaktojë trazira.
 
Gjatë një postimi të tij në Facebook, Rama është përgjigjur një komentuese e cila shprehet se është shumë e shqetësuar për atë që do të ndodh në Kavajë pasi sipas përfaqësues të PD janë shprehur se nuk do të lejojnë popullin të votojë.
 
Por në komentin e tij, Rama është shprehur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi ky vend ka popullin, zot.
 
Gjithashtu komentues të shumtë kanë shprehur pakënaqësi për shëndetësinë, në postimin e bërë nga kreu i qeverisë për ndryshimin që ka pësuar gjatë qeverisjes së tij.
 
Replikat me komentuesit
Komentuesja
: Zoti Kryeminister dije ne TVSh ishin te ftuar Duma dhe Salianji edhe po diskutohej per zgjedhjet ne Kavaj me beri jasht mase pershtypje pergjigja qe at dhan dhe se e than qart e shkoqur qe nese do te kete prezenc policie do bejn namin edhe se nuk do te lejojn popullin te votoj , pra me pak fjal ata po kerkojn nje 97 te dyte . Kjo eshte e pa tolerushme me cte drejte ata duan te derdhin gjak apo te ndalojn popullin te votoj . Me te vetmin qellim qe te mbrohet vetem nje palo plake qe ka sjelle vetem fatekeqesia per Shqiptaret
Rama: Mos u shqeteso Alisa, njerez te deshperuar qe mendojne veprime te deshperuara po harrojne qe ky vend ka zot popullin qe vendos ne 18 qershor
 
Komentuesi: Shoku Edi!Ashtu sic merr taksine naten,provoje dhe shko si pacient njehere edhe ne spital.Mbasandej flasim.Te lutem,vetem per shendetise fol me pak.
Rama: Lulash kam shkuar Lulash kam shkuar po ti mos paç kurre nevoje te shkosh pavaresisht se flet me te degjuar e jo me te pare!
 
Komentuesi: Ti ben kritikun e punes tende mo shoku, ka diçka qe nuk shkon ketu apo gabohem un?!?
Rama: Ka dicka qe nuk shkon Miri, menyra se si e ndertoke ti fjaline eshte pak si e ema e Zeqos ne maje te gomarit
 
Komentuesi: Hidh njehere syte dhe nga qytetet e tjera per shendetesine zoti rama sepse eshte njelloj si me pare.sa per te punuar jeni me i miri deri tani qe ky vend ka njohur.mund te them vecse bravo dhe shpresojme qe te fitoni perseri per ti cuar deri ne fund ato qe keni nisur.
Rama:E di qe ka shume akoma shume, po me radhe e duke rritur edhe takatin vit pas viti se e morem shtetin pertoke me malin e borxheve mbi shpine mos harro
 
Komentuesi: Zoti Rama mund të më thoni si mund të mburrni për spitalet tuaja kur nuk kini ilaçe kur ju mungon kryesorja urgjenca po janë mikroskopike ku kanë 4apo 5 krevate në qytete të mbedha. Si mund të thonë që kini spitale kur babi im vuan nga koliti ulceroz dhe nuk ka ilaçe në Shqipëri. Si mund të thoni që kini spitale kur e dërguan urgjencë në spital në Nëne Tereza dhe nuk kishte vende për ta shtruar. Ju lutem Kryeminister mund të më thoni si mund të shëroje një bije që i dhemb shpirti për prindin dhe nuk ka mundësi ta ndihmojë. Mjafte jetoni një moment me vuajtjen e njerëzve dhe pranoni realitetin e vërtetë.
Rama: Me falni po une nuk thashe kemi vende magjirash, thashe realitetin dhe ja urdhero hapi syte e shihe se nuk eshte film po realitet! Sa per urgjencat mikroskopike, aty ka jane ndertuar jane me standarde europiane dhe une nuk e di me sa shtreter e imagjinoni ju urgjencen po nuk jemi ne lufte me duket. Nuk e di rastin e ilaçit te babait tuaj e me siguri ju nuk genjeni, por ju siguroj qe as une nuk genjej kur them qe kemi bere shume, aq sa s’eshte bere ne 25 vjet, po ama kemi shume e shume me teper per te bere, sepse cka eshte shkaterruar ne 25 vjet nuk mund te rindertohet ne 3 vjet e gjysem! Shendet e te shkuara babait.   

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë