Grimieri i Kim Kardashian dhe
Jennifer Lopez, 100% shqipta
Bota e showbiz e sidomos në Amerikë është një iluzion, ëndërr e cila pothuajse të gjithëve na ka kaluar njëherë në mendje. Një përqindje shumë e vogël njerëzish e benë këtë ëndërr realitet. Shqiptarët edhe pse në numër nuk janë aq madhor, kanë arritur të lenë gjurmë dhe të jenë pjesë e kësaj botë.
Bota e showbiz e sidomos në Amerikë është një iluzion, ëndërr e cila pothuajse të gjithëve na ka kaluar njëherë në mendje. Një përqindje shumë e vogël njerëzish e benë këtë ëndërr realitet. Shqiptarët edhe pse në numër nuk janë aq madhor, kanë arritur të lenë gjurmë dhe të jenë pjesë e kësaj botë. Personi i cili po e dominon botën e (makeupit) në showbizin amerikan dhe më tej është në fakt shqiptar. Mario Dedivanovic është grimieri personal i personalitetit më të famshëm në rrjetet sociale, Kim Kardashian. Mario punoi me personalitet më të njohura të showbizit, siç janë Jenniffer Lopez, Chanel Iman, Chrissy Teigen etj. Puna e tij u publikua në revistat me të njohura botërore, një nga ato është edhe revista me prestigjioze e modës “Vogue”. Edhe pse Mario po e jeton jetën e famshme, ai gjeti kohe të vizitojë vendlindjen e prindërve të tij Malësinë dhe shtetin amë Shqipërinë. Ajo që na mahniti dhe më shumë ishte njohuria e gjuhës shqipe që kishte. Mario e fliste gjuhën shqipe rrjedhshëm. Me një thjeshtësi dhe ngrohtësi ai e ndau kohën nga një bashkim familjar për të na u përgjigjur në disa pyetje:
Mario, na trego si të lindi interesimi për grim/makiazh?Mario: Une kisha një dashuri për artin, arkitekturën, histori të artit që nga fëmijëria dhe duke i eksploruar këto u njoha me artin e grimit të cilin e studiova për 67 vite. Mësova për historinë e grimit dhe pastaj vazhdova me tutje.
Si e fillove karrierën?Mario: Së pari fillova të punoj në dyqanet e grimit dhe pastaj fillova të asistoj grimerë dhe të punoj me fotograf. Kur ndodhi hapi i parë drejt suksesit? Mario: Hapi i parë që më hapi rrugën e suksesit ndodhi kur isha 21 vjeçar. Agjentet më vërejtën dhe kështu së pari bëra kontratë me një agjent dhe më vonë filloi puna me yje.
Çfarë konsideron si kulminacion të karrierës? Mario: Së pari kontratën me agjencinë dhe pastaj punën me Kim Kardashian.
A u ndjeve ndonjëherë se nuk mundesh më dhe është koha të dorëzohesh? Mario: Jo asnjëherë. Duke qenë se prindërit e mi janë pak sa më konservativ ata nuk ishin shumë të lumtur kur dëgjuan për punën që bej. Tri vitet e para e bëra punën pa dijen e prindërve. Kur vendosa se kjo punë ishte pasioni im u thashë se do të vazhdoj. Prindërit e mi ishin motivi kryesor, isha këmbëngulës që ti bëj krenar me mua.
A ke menduar ndonjëherë të mbash një “Master Class” (kurs grimi) në trojet shqiptare? Mario: Po, kam menduar dhe besoj se në dy vitet e ardhshme do të organizoj seminare në MalësiTuz, Tiranë dhe Prishtinë.
Gabimi më i madh që e bëjnë femrat gjatë aplikimit të grimit?Mario: Shkrirja jo e mirë e grimit, si në fytyrë ashtu edhe në sy.
Numëro tri gjera që çdo femër duhet ti mbajë në çantën e grimit? Mario: Beauty Blender, kthyesen e qerpikëve si dhe tushin e qerpikëve.
Çfarë të inspiron? Mario: Inspirimin e marr nga arti, pikturat, dizajni, moda, natyra dhe arkitektura. Bota e showbiz e sidomos në Amerikë është një iluzion, ëndërr e cila pothuajse të gjithëve na ka kaluar njëherë në mendje. Një përqindje shumë...)
Klientja e preferuar (qesh)?Mario: (qesh) Kim Kardashian natyrisht. Jemi shumë të afërt, e kam si motër.
Ti ke shëtit botën, si të duket MalësiaTuzi dhe Shqipëria?Mario: Është e vërtet, kam qenë gjithandej po Shqipëria është vendi më i bukur që kam parë. Malësia gjithashtu është mbresëlënëse. Ndjej një lidhje emocionale me këtë vend dhe do të mundohem ta vizitoj më shpesh.
E diçka që nuk të pëlqeu këndej a ka?Mario: E vetmja gjë që më shqetësoi ishte kur arrita në Podgoricë dhe në aeroport autoritet malazeze më maltretuan për më se një orë rreth grimit që kisha me vete. Unë
udhëtoj shumë dhe kjo nuk më ka ndodhur ndonjëherë.
Për të gjitha shtet fqinje që disa herë të kanë quajtur “i tyre”, a ke diçka për tu thënë?Mario: Po. Unë jam 100% SHQIPTAR
Marrë nga Malësia.org
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
67/2
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasësi i grave/ Shtyhet seanca në themel për Dan Hutrën! Në gjyq iu drejtohet mediave: Mos gënjeni, lëreni drejtësinë të bëjë punën
3 Tetor, 12:49
-
Unai Emery është 'macja e zezë' e Bayern Munich, i ka shkaktuar dy humbjet e vetme në tetë vjet
3 Tetor, 12:45
-
Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri flakën gruas së tij
3 Tetor, 12:22
-
Spiropali shkon në Presidencë të takojë presidentin Begaj
3 Tetor, 12:19
-
Ministri Manja pret në takim homologun italian Carlo Nordio: Përparësi juridike luftës ndaj terrorizmit transnacional
3 Tetor, 11:56
-
Llukanik me oriz dhe perime nga zonja Albana
3 Tetor, 11:56
-
Institucionet e pavarura të drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK e ILD nuk do të marrin pjesë! Prokuroria e Posaçme për Report Tv: S'e shohim të nevojshme
3 Tetor, 11:38
-
FOTO/ Debutoi me Arsenalin, Paolo Maldini i shkruan Maldin Kaçurrit
3 Tetor, 11:36
-
Djegia e manekinave me benzinë, policia mbërrin në oborrin e Kuvendit
3 Tetor, 11:31
-
'Kemi goditur persona që konsideroheshin të paprekshëm' Dumani: Pavarësia e SPAK kusht themelor, duhet të mbrohet e forcohet
3 Tetor, 11:29
-
27 minuta seancë, arritën të hyjnë 71 deputetë! Miratohet marrëveshje me Gjermaninë për ndryshimet klimatike, dështon zgjedhja e 2 anëtarëve të KLGJ e KLP
3 Tetor, 11:19
-
Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni sot në mëngjes në QSUT
3 Tetor, 10:55