Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një përmbytjeje të menjëhershme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit.

Sipas të dhënave paraprake të Bordit Turistik të Nepalit, mes personave të zhdukur janë të paktën 291 turistë të huaj. 100 prej tyre dyshohet se janë shtetas indianë, 12 britanikë, katër afrikano-jugorë, 17 malajzianë, tre amerikanë, një australian dhe një holandez). Kombësitë e 111 prej tyre nuk janë zbuluar ende.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrugë, ura dhe objekte të infrastrukturës energjetike. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave të zhdukur, ndërsa numri i viktimave mund të rritet.

Ministri i Jashtëm i Nepalit tha se raportet paraprake sugjerojnë se përmbytja mund të jetë shkaktuar nga një tërmet që ka shkaktuar një ortek, duke sjellë më pas një valë të menjëhershme uji drejt zonave të banuara.

Lajm në përditësim…