Grimierja shqiptare që po korr sukses në Amerikë, pjesë e revistës prestigjioze (Foto)

Grimierja shqiptare që po korr sukses në Amerikë, pjesë e revistës prestigjioze (Foto)

Make up artisti me origjinë shqiptare Mario Dedivanoviç dhe Lili Ismaili

Me siguri e keni dëgjuar shpesh emrin e saj ose e keni parë të etiketuar krahas fotove të shumë artistëve shqiptarë që kanë korrur sukses në Shtetet e Bashkuara Të Amerikës. Lili Ismaili u tranferua në Amerikë pak kohë më parë dhe në krah të fotografit Fadil Berisha, ju fut projekteve të rëndësishme ndërkombëtare. Mirëpo mesa duket, një tjetër sukses është në rrugën e Lilit. Bëhet fjalë për bashkëpunimin me revistën prestigjioze “Glamour”.

Vetë Ismaili ka shpërndarë një nga mesazhet e revistës së modës dhe krahas postimit shkruan: Së shpejti!

“Revista Glamour është duke kërkuar artistë makeup-i për botimet e periudhës Nëntor 2018. Ramë në kontakt me ju përmes rrjeteve sociale ndërkohë që jemi në zbulim të talenteve që do të përshtaten më mirë. Ne besojmë se do të jeni të aftë të na siguroni një shërbim profesional dhe të jashtëzakonshëm për ditët e realizimit të fotografive. Do të ishim të nderuar të bashkëpunonim nëse po kërkoni të zgjeroni punën tuaj duke punuar me Glamour. Do të takoni fotografë të rinj, regjisorë, menaxherë studiosh dhe producentë nga Califronia dhe Neë York-u. Do të punoni gjithashtu me modele nga Houston-i,”- thuhet në mesazhin e revistës “Glamour”.

A post shared by Lili Ismaili (@makeupbylilili) on

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos