Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Irani ka kërkuar nga ambasadori britanik që të paraqitet në Ministrinë e Jashtme në Teheran dhe të shpjegojë qëndrimet e fundit lidhur me sulmet ndaj dy anijeve. Rob Macaire është paraqitur të shtunën në Ministrinë e Jashtme për të shpjeguar akuzat, njofton agjencia shtetërore IRNA. Në këtë bisedë është thënë se pala iraniane ka dënuar ashpër si të paqëndrueshme, papranueshme dhe anti-iraniane pozicionet e qeverisë britanike. Kërkesa për shpjegime nga ambasadori është një prej protestave më të ashpra diplomatike që ndërmerret ndaj një vendi.

Pas SHBA edhe Britania e Madhe të premten e ka fajësuar Iranin për sulme ndaj dy anijeve në Gjirin e Omanit. Anijet e sulmuara janë të Norvegjisë dhe Japonisë, shpjegoi ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt. Presidenti amerikan Donald Trump ishte edhe më i drejtpërdrejtë: "Irani e ka kryer këtë sulm." Por deri tani nuk ka dëshmi konkrete se këto sulme janë kryer nga Irani. Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të mos jepen vlerësime të përshpejtuara, por të priten hetimet. Irani ka hedhur poshtë këto akuza.

Ekuipazhi i anijes norvegjeze "Front Altair" ka mbërritur ndërkohë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Një zëdhënës tha se të gjithë 23 anëtarët e ekuipazhit janë mirë dhe se janë trajtuar mirë nga autoritetet e Iranit.

Presionet dhe sinjalet

SHBA-ja po përpiqet që me mjete ekonomike të ushtrojë presion masiv ndaj Iranit. Trumpi po përpiqet që Irani në këtë mënyrë të  pranojë një marrëveshje të kontrollit më të ashpër të resurseve të tij bërthamore. SHBA ka hequr dorë nga marrëveshja e arritur më parë që Irani të përfitojë ekonomikisht, në qoftë se heq dorë nga armët bërthamore.

Iran Kriegsschiff | Konflikt Angriff auf Tankschiffe, Straße von Hormus (picture-alliance/Photoshot)

Presidenti i Iranit Hasan Rohani deklaroi në konferencën e sigurisë në Taxhikistan se vendi i tij po i përmbahet marrëveshjes për armët atomike, pavarësisht vendimit amerikan për dalje nga kjo marrëveshje. Ai tha se pret sinjale pozitive nga partnerët e tjerë që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, ndër të cilët është edhe Gjermania. Në të kundërtën, Teherani do të heqë dorë nga disa obligime, të cilat parashikohen me këtë dokument, tha Rohani. Irani në këtë rast do të mund të vazhdonte programin e tij bërthamor. /DW

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 17/06/2019 15:26

    Palo, palo,...palo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë