Gripi dhe virozat e stinës, këshilla të thjeshta si të rikuperoheni sa më shpejt

Gripi dhe virozat e stinës, këshilla të thjeshta si të rikuperoheni sa më shpejt

Gripi është një infeksion respirator, simptomat e të cilit zakonisht zgjasin për disa ditë.

Mund të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të kolliteni nëse jeni prekur nga gripi, megjithatë, për tu rikuperuar më shpejt mund të ndiqini disa nga këshillat e mëposhtme:

Hidratimi ‘mund’ gripin

Një simptomë e gripit është temperatura e lartë, e cila mund të çojë në djersitje. Kështu, trupi juaj ka nevojë për shumë lëngje për të zëvendësuar atë që keni humbur dhe akoma më shumë për të luftuar infeksionin.

Uji është më i miri, por mund të pini edhe çajra bimorë ose çaj me mjaltë. Këto mund të kenë një efekt qetësues në simptomat tuaja duke ju mbajtur të hidratuar. Megjithatë, dy gjëra që duhet të shmangni gjithmonë janë alkooli dhe kafeina.

Gjumi 

Gjumi është ilaçi më i mirë i trupit tuaj gjatë luftimit të gripit. Shkoni në shtrat më herët se zakonisht dhe flini më gjatë nëse mundeni.

Ju gjithashtu mund të bëni një sy gjumë gjatë ditës për t’i dhënë trupit tuaj më shumë kohë për t’u rikuperuar. Pushimi dhe gjumi gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve serioze të gripit.

Zgjidhni ushqimet e duhura

Trupi juaj ka nevojë për ushqime të freskëta dhe ushqyese për t’u rikuperuar shpejt nga gripi. Frutat dhe perimet e freskëta ofrojnë vitamina, minerale dhe antioksidantë të rëndësishëm që forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Ju mund të mos keni shumë oreks, por është ende e rëndësishme të hani vakte të rregullta për të ruajtur forcën tuaj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Kreu i PD do që t’ia lërë partinë të bijës! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Kreu i PD do që t’ia lërë partinë të bijës! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?