Mjeku për Report Tv: Dy simptomat që ju ndihmojnë të dalloni COVID-19 nga gripi i stinës!

TIRANË- Mjeku epidemiolog Artan Simaku pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) nëpërmjet ekranit të Report Tv ka përsëritur simptomat që bëjnë dallimin mes COVID-19 dhe gripit të stinës. Dy simptomat kryesore që tregojnë se mund të jeni infektuar me COVID-19  është humbja e shijes dhe vështirësia në frymëmarrje.

"Simptomat fillestare mes gripit dhe COVID-19 janë shumë të ngjashme, por me avancimin e situatës, ku ndryshe nga gripi simptomat zgjasin 7 ditë, të COVID zgjasin më shumë se 7 ditë. Dallimi është humbja e shijes dhe e nuhatjes si edhe bllokimi i frymëmarrjes", tha Simaku.

Ai ka vënë theksin që qytetarët nuk duhet të marrim asnjë ilaç pa u konsultuar me mjekun e familjes.

"Qytetarët nuk duhet të marrin asnjë ilaç pa u konsultuar me mjekun e familjes, as me farmacistët apo me shokun që ka kaluar të njëjtën gjendje. Janë miratuar dhe dy skema rimburësimi për ato në gjendje të rëndë dhe mesatare që kanë nevojë për trajtim mesatar dhe kjo është një lehtësim të madh ekonomik", shtoi ai.

Sa i përket masave të marra deri më tani, Simaku i vlerësoi si të drejta, kjo sepse tha se është gjetur një e mesme e artë mes aspektit shëndetëso, social dhe ekonomik.

"Masat që janë marrë deri tani kanë pasur edhe aspektin sociali dhe ekonomik, jo vetëm shëndetësor, është gjetur një mesatare e pranishme nga të gjitha anët, mirëpo nuk përjashtohet që në ditët në vijim do të mendohet edhe për masa të tjera që mund të merren", përfundoi Simaku në Report Tv.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?