Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Nuk ka asnjë rast të ri, kontrolle dhe analiza në të gjithë vendin, deri tani negative! Vijon dhe vaksinimi

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Nuk ka asnjë rast të ri, kontrolle dhe analiza në të gjithë vendin, deri tani negative! Vijon dhe vaksinimi

Foto ilustruese

Nuk ka asnjë alarm të ri për gripin e shpendëve në Shqipëri. Nuk ka dyshime dhe rikonfirmime të reja për Influencën Aviare në vendin tonë.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila publikoi sot (8 nëntor) edhe masat e marra dhe kontrollet e ushtruara në të gjitha qarqet, kryesisht fermat e kafshëve.

Në harkun javor 30 Tetor-7 Nëntor 2024, ministria bën me dije se ka vijuar monitorimin në fshatrat e zonës së mbikëqyrjes 3 km dhe atë të zonës së mbrojtjes 10 km, për të kontrolluar dhe inventarizuar 3935 ferma shpendësh të madhësive të ndryshme.

“Nga kontrolli fizik i shpendëve në këto ferma, gjendja shëndetësore është paraqitur pa shqetësime lidhur me kuadrin klinik të Influencës Aviare. Qendrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës kanë vazhduar raportimin dhe koordinimin ditor deri në mbylljen e rastit dhe daljen nga karantina të vatrës pozitive”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjithashtu mësohet se për gjurmim të hershëm dhe kufizim të përhapjes së sëmundjes, shërbimi veterinar i AKVMB ka marrë dhe dërguar në ISUV 209 mostra për analizim rreth rrezes 3 km dhe 10 km.

“Gjithashtu në zbatim të Programit të Survejancës, kanë mbërritur në Laboratorin e Referencës – ISUV edhe 140 kampione nga Rajone të tjera, përkatësisht qarku Elbasan, Korcë, Shkodër, Lezhë, Dibër, Fier. Instituti i sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë informon se rezultatet e analizave deri në datën 6.11.2024, kanë rezultuar Negative për Influencë Aviare me metodën konfirmatore RT-PCR”, sqaron ministria për situatën.

Monitorim është bërë edhe për qarkun e Tiranës, ku “nuk janë konstatuar probleme me tregtimin e produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe specifikisht nga shpendët”. Kontrolli është ushtruar në 22 subjekte tregtare të vezëve, mishit të pulës dhe restorante.

“Instituti i Shëndetit Publik informon se është në monitorim të vazhdueshëm të situatës shëndetësore në njerëz, ku deri më sot nuk ka njoftime apo raste të dyshuara për simptoma të ngjashme respiratore. Gjithashtu, ISHP është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e familjes”, thekson ministria.

Teksa edhe këshillon konsumatorin shqiptar që “të konsumojë produkte të certifikuara dhe kontrolluara nga autoritetet përkatëse, të ruajë kushtet higjienike, si dhe të sigurojë trajtimin termik në temperatura të larta gjatë konsumit të produkteve me origjinë shtazore”.

Gjithashtu po vijon edhe procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë nëdorëzim dhe shpërndarë në Drejtoritë Rajonale Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë 131,000 dozë vaksina kundër Sëmundjes së Plasjes (Anthrax), në zonat ku ka pasur raste.

Po realizohet gjurmimi i Turbekulozit dhe gjurmimi për Brucelozën, me kontrolle dhe dërgimin e kampioneve në laborator. Gjithashtu janë shpërndarë 300 mijë doza vaksine në rang vendi, si dhe gjurmimi në 49189 krerë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion