Fushata e vaksinimit antigrip vijon në institucionet arsimore parauniversitare, ku deri më tani janë vaksinuar 1 mijë e 840 edukatorë dhe mësues në të gjithë Shqipërinë.
Këto janë shifrat e publikuar këtë të premte, nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se ky hap është më shumë se një masë shëndetësore, është një akt përgjegjësie ndaj fëmijëve, familjeve dhe së ardhmes.
“Aty ku fillon edukimi, duhet të nisë edhe mbrojtja. 1840 personel i arsimit parauniversitar në të gjithë vendin kanë aplikuar vaksinën antigrip, që nga nisja e fushatës deri më tani.
Vaksinimi i edukatorëve dhe mësuesve është më shumë se një masë shëndetësore - është një akt përgjegjësie ndaj fëmijëve, familjeve dhe së ardhmes”, thuhet në postimin e Ministrisë së Arsimit.
Komente







