Gripi i shpendëve pakëson koloninë e pelikanit kaçurrel në Karavasta, specialisti: Nga pamjet me dron kemi vënë re numër të reduktuar

Kjo është shtëpia e pelikanëve kaçurrel në lagunën e Karavastasë. Një shpend endemik që folenizon prej vitesh në këtë lagunë. Pamjet me dron filmuar ditët e fundit tregojnë pakësimin e kolonisë. Gripi i shpendëve ka lënë pasoja të rënda edhe tek shpendët e egër.

"Kolonia e pelikanëve bazuar tek pamjet me dron kemi vërejtur numër të reduktuar si shkak: Prezencë e gripit të shpendëve".

Brenda Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta  janë gjetur dy shpendë të ngordhur, por numri i atyre që kanë ngordhur në laguna e liqene të tjera ku pelikanët shtegtojnë për ushqim mund të jetë disa herë më i lartë.

"Kemi pasur raste të ngordhjes dhe i kemi hequr prej andej për të mos infektuar të tjerë, por dyshojmë se numri i reduktuar ka ardhur pasi mund të kenë ngordhur edhe të tjerë. Numrin e saktë nuk e dimë se nuk është bërë censusi për këtë vit".

Censusi i fundit i përket vitit 2020 ku kolonia e pelikanit kaçurrel përbëhej nga 85 fole me vezë dhe zogj.  

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane