Prej gati një muaji, segmenti rrugor Tuneli i Kalimashit, Kukës, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla e dhe lagështia e shtuar në rruge. Kushtet atmosferike kanë qenë pothuajse të pandryshuara gjatë kësaj periudhe, duke krijuar vështirësi në shikueshmëri dhe duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Megjithatë, pavarësisht pranisë së mjegullës së vazhdueshme, deri më tani nuk janë raportuar problematika apo ngjarje që lidhen me qarkullimin rrugor në këtë zonë.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin dritat e mjegullës për të udhëtuar të sigurt. Mjegulla mund të mbetet prezente edhe në ditët në vijim ndersa priten edhe reshje bore.
Komente









