Gripi, më të prekurit fëmijët
e moshave parashkollore

Gripi, më të prekurit fëmijët<br /> e moshave parashkollore
Gripi është një sëmundje e sistemit të frymë marrjes e shkaktuar nga viruset e gripit ( tipi A, B dhe C). Tipi A lidhet me sëmundshmërinë më të rëndë. Gripi është një sëmundje ngjitëse dhe mund të variojë në shfaqjen e tij nga
një gjendje e thjeshtë gripale, e mesme, deri në shumë të ashpër. Jo rrallë mund të çojë deri në vdekje. Disa kategori njerëzish si të moshuarit, të
rinjtë apo fëmijët si dhe personat me sëmundje të veçanta, janë në rrezik të lartë për të bërë komplikime nga viruset e stinës. Mënyra më e
mirë për të parandaluar gripin është të vaksinohesh çdo vit! Në vitin 2009, u shfaq një grup i ri i tipit A të viruseve, i quajtur H1N1. Ai u përhap në të gjithë botën duke shkaktuar pandeminë e pare të gripit pas 40 vjetësh. Përgjatë sezonit të gripit për vitin 2010-2011, pritet që ky virus të jetë shkaktar, sëbashku me viruset e tjerë, i sëmundshmërisë edhe për këtë vit. Vaksina e prodhuar do të ndihmojë në mbrojtjen ndaj virusit të vjetshëm H1N1, por edhe të dy viruseve të tjerë të vitit.
Sezoni i gripit fillon çdo vit kryesisht në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit dhe ka shtrirje të gjerë. Kohëzgjatja e gripit në hemisferën veriore zgjat nga Nëntori në Mars.


Çfarë e shkakton gripin?
Gripi shkaktohet nga tre lloj virusesh të quajtur të influences (gripit). Tipi A dhe B janë përgjegjës për epideminë vjetore ndërsa tipi C shkakton infeksione sporadike. Tipi A ndahet më tej në disa nëntipe të ndryshme, bazuar mbi strukturën kimike të virusit. Gripi është ngjitës. Virusi përhapet ose nëpërmjet spërklave të infektuara të pështymës në ajër (nga kola apo teshtima e një të sëmuri) ose kur kemi kontakt direkt më sekrecionet e personit të infektuar (psh nga puthja, përdorimi i të njëjtës shami, lugës apo pirunit).

Cilat janë simptomat e gripit?
Simptomat mund të shfaqen dy deri në tre ditë pas marrjes së virusit. Gripi më pas vjen menjëherë dhe sulmon pjesën e sipërme të sistemit të frymëmarrjes.
 Simptomat klasike përfshijnë temperaturë të lartë (40°C), të dridhura, dhimbje muskulare, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë të thatë dhe dobësi. Këto simptoma zakonisht zgjasin 3-4 ditë ndërsa kola dhe dobësia mund të vazhdojnë edhe për një apo dy javë pas temperaturës.
 Në fëmijë, influence shfaqet me tipikisht si gripi, por mund të duket edhe si një infeksion i rrugëve respiratore, bronkit apo pneumoni. Dhimbjet e barkut, të vjellat dhe diarrea vërehen më shpesh, por të vjellat janë më sinjifikante se diarrea. Temperatura është e lartë dhe fëmija është lehtësisht i irritueshëm.
 Në foshnje, gripi shpesh kalon pa u vënë re sepse shenjat dhe simptomat janë jo specifike kështu që mund të ngatërrohet me një infeksion bakterial. Influenca në foshnje më pak se 6 muaj haste pak, ndërkohë që simptomat janë letargji, ushqyerje e pakët dhe qarkullim i ngadaltë i gjakut.

Cili është ndryshimi midis të ftohurës dhe gripit?
Gripi dhe të ftohurit janë të dyja sëmundje të traktit respirator, por që shkaktohen nga viruse të ndryshme.
Meqënëse këto dy sëmundje kanë simptoma të ngjashme, është shumë e vështirë për të përcaktuar shkakun. Në përgjithësi, gripi është më I rëndë sesa një e ftohur e zakonshme. Simptomat si temperatura, dhimbjet e trupit, lodhja e përgjithshme dhe kolla e thatë janë më shumë intense. E ftohura ështe më e lehtë se gripi dhe shoqërohet në më të shumtën e rasteve me rrufë. Ajo nuk çon në komplikime serioze të shëndetit si pneumoni, infeksione bakteriale apo shtrim në spital.

Si përhapet gripi?
Shumë ekspertë thonë se virusi i gripit përhapet nëpërmjet spërklave kur persona të infektuar flasin, kolliten ose teshtijnë. Këto spërkla mund të arrijnë në gojën ose hundën e njerëzve të tjerë që qëndrojnë afër këtyre të sëmurëve. Më rrallë ndodh që njeriu pas kontaktit direkt me një sipërfaqe ose object që ka virusin, të marrë infeksionin nëpërmjet prekjes së gojës, hundës ose syrit me dorën e tij.

Cila është periudha e infektimit?
Kjo periudhë është e variueshme. Ju mund të infektoni njerëzit përreth jush edhe në kohën kur akoma nuk e dini që jeni bartës të virusit apo gjatë periudhës që jeni të sëmurë. Shumë adultë të shëndetshëm mund të jenë burim infeksioni një ditë para se simptomat të jenë shfaqur apo edhe deri në 5-7 ditë pasi janë sëmurë. Për të tjerë, kryesisht fëmijët dhe personat me sistem imunitar të dobësuar, kjo periudhë mund të zgjasë akoma më shumë.

Nëse kam kaluar gripin vitin e kaluar, a jam i imunizuar (mbrojtur) këtë vit?
Zakonisht një person i infektuar me virusin e gripit një vit më pare do të mbartë një imunitet ndaj të gjithë virusëve të ngjashëm me këtë të fundit të cilët mund të persistojnë për një apo më shumë vjet. Për shembull, nëse dikush u infektua me gripin e derrit në pandeminë e vitit 2009-2010, ai me siguri ka krijuar një mbrojtje të mire ndaj viruseve të ngjashëm në sezonin e vitit 2010-2011. Shkalla e mbrojtjes varion nga shëndeti që gëzon individi. Të rinjtë dhe personat e shëndetshëmtë cilët kanë një system imunitar normal kanë më shumë shanse të kenë fituar imunitet ndaj një virusi të marrë një vit më parë.
Është e rëndësishme të kuptohet që viruset janë në ndryshim të vazhdueshëm. Kjo bën që organizmi ynë t’I përballojë me më shumë vështirësi këto lloj kolonish të reja. Ka tipe të ndryshme virusesh të gripit dhe po brenda këtyre llojeve ka nënkategori të tjera. Kjo bën që jo domososhmërisht i njëtjti tip virusi të qarkullojë çdo vit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit