Gripi/ Mbi 450 pacientë në javë, në urgjencën e Vlorës! Bashllari: Piku i infektimeve gjatë janarit dhe në shkurt

Mbi 450 pacientë paraqiten çdo javë në urgjencën e Vlorës, për shkak të virozave të stinës dhe gripit. Shefi i Epidemiologjisë në Spitalin e Vlorës, Agron Bashllari thotë se krahasuar me muajin e kaluar, këtë fillimvit ka pasur rritje të sëmundshmërisë me infeksione respiratore, sidomos tek moshat pediatrike.

‘Kemi një rritje të sëmundshmërisë përsa i përket infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes ose virozave respiratore kryesisht. Mund te themi që sa i përket virozave respiratore mesatarisht gjatë javës arrijnë rreth 450 vizita në javë. Moshat që favorizohen e që preken nga virozat stinore, jetesa në kolektiv ne kopshte e çerdhe kryesisht janë moshat pediatrike por dhe moshat aktive.’- shefi i epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashllari.

Rritje është shënuar edhe tek rastet me Covid.

‘Edhe pse ne vlera jo të larta, kemi raste me Covid. Gjithë muajin dhjetor janë realizuar 350 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë rreth 40 persona. Ndërsa gjatë 15 ditëshit të parë të muajit janar janë realizuar 350 testime ku ka rezultuar pozitivë rreth 36 raste e cila pritet të rritet.’- shefi i epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashllari.

Referuar situatës gripale në vend, piku i rasteve të infektimeve pritet të jetë ne fund të muajit janar dhe në muajin shkurt.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion