Gripi, mbyllen shkolla,çerdhe
e kopshte deri më 14 Jana

Gripi, mbyllen shkolla,çerdhe<br />e kopshte deri më 14 Jana
TIRANE-Epidemia e gripit ‘paralizon’ procesin arsimor në vend. Për të shmangur përhapjen e më tejshme të virozëve të stinës, zyrtarisht u vendos që mësimi të nisë më 16 Janar.

Ky ishte urdhri që ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme. Sistemi universitar e parauniversitar, cerdhet e kopshtet do të qëndrojnë mbyllur deri më 14 Janar. Ky urdhër vjen vjen në kuadër të masave të marra nga ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të ​nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017”, citon MSH.

urdhri i msh
(Urdhri i ministrise Shendetesise)

Qeveria miraton datat pushim
Pak minuta më pas, qeveria doli me vendim për të caktuar pushim këto data të kërkuara nga ministria e Shëndetësisë. Si në vendimin e kaluar, u caktua që njëri prej prindërve të mud të bëjë pushim për të qëndruar pranë fëmijëve të mitur.

CAKTIMIN E DATAVE 9 DERI 14 JANAR 2017, DITË PUSHIMI PËR PRINDIN KUJDESTAR TË FËMIJËVE TË MITUR
 
Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Caktimin e datave 9 deri 14 janar 2017, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.
 
2. Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
 
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
"

Mesimi nis me 16 Janar
Për shkak se 14 Janari është e shtunë, atëhere procesi mësimor pritet të nisë të hënën që korrespondon me datën 16 Janar.

Sa i përket situatës së gripit, ministri i Shëndetëesisë Ilir Beqaj një ditë më parë në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se situata me gripin realisht është e rënduar, ku më të riskuarit janë fëmijët, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.

Duhet që prindërit të tregojnë kujdes për fëmijët. Moshat e treta e sidomos të sëmurët kronikë janë më të riskuarit. Në reanimacion ka të sëmurë rëndë që u është shtuar mbi sëmundjen dhe gripi. Ajrosni ambientet, pini sa më shumë lëngje, qëndroni në të ngrohtë, shmangni ambientet me shumë njerëz”, tha Beqaj.
 
Ky është urdhri i dytë që vjen nga ministria e Shëndetësisë brenda muajit janar. Për shkak të gripit që preku mijëra banorë, ministria u detyrua që të kërkonte shtyrjen e procesit mësimor pas 4 Janarit deri më 9 Janar. Por për shkak se situata me gripin nuk u përmirësuar dhe moti në vend u ftoh më tej ku temperaturat shënuan deri -20 gradë Celsius, për të shmangur një shtim të rasteve me grip, shtyrja e radhës bëhet deri më 14 Janar, duke premtuar se më 16 Janar do të hapen shkollat, kopshtet e cerdhet.

Ndërkohë Shqiptarja.com mëson se zyrtarisht janë 19 mijë persona të prekur nga virusi i gripit stinor.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Goditen me sende të forta autobusët me tifozë të Skënderbeut, po ktheheshin nga ndeshja me Partizanin! Thyhen xhamat

Goditen me sende të forta autobusët me tifozë të Skënderbeut, po ktheheshin nga ndeshja me Partizanin! Thyhen xhamat