Gripi, mjekët: Kujdes me
përdorimin e antibiotikëve
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero u ka bërë apel të gjithë pacientëve shqiptarë të bëjnë kujdes në përdorimin e antibiotikëve, duke u nisur edhe nga situata gripale që ka përfshirë vendin tonë. Ai ka sugjeruar që më parë të bëhet antibiograma për të përcaktuar se cili prej tyre u jep efekt dhe më pas të nisin kurën e duhur.
TIRANE- Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero u ka bërë apel të gjithë pacientëve shqiptarë të bëjnë kujdes në përdorimin e antibiotikëve, duke u nisur edhe nga situata gripale që ka përfshirë vendin tonë. Ai ka sugjeruar që më parë të bëhet antibiograma për të përcaktuar se cili prej tyre u jep efekt dhe më pas të nisin kurën e duhur.
Sipas mjekëve çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit stinor dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t'u infektuar me virusin e gripit stinor ose të bëjnë komplikacione nga gripi. Në rrezik më të madh janë: fëmijët e vegjël nën 5 vjeç , sidomos deri në 2 vjeç; personat 65 vjeç e sipër; gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike, si: astma, diabeti, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e gjakut, sëmundjet me ulje të sistemit imunitar si HIV/AIDS, kancer, etj. Kushte neurologjike, si epilepsia, distrofia muskulare, vonesa të rënda të zhvillimit, obezët. Ata këshillojnë se në rast temperaturash tepër të ulëta, dalja nga shtëpia të bëhet në orët më pak të ftohta të ditës, duke evituar mëngjesin e hershëm, si dhe orët e mbrëmjes. Shumë kujdes duhet të tregojnë personat me sëmundje kardiovaskulare ose të frymëmarrjes, të cilët duhet të vishen mirë para se të dalin. Është e rëndësishme që ushqimi të jetë i ekuilibruar. Duhen konsumuar patjetër dy litra lëngje në ditë, preferohet çaji apo lëngu i portokallit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!
27 Dhjetor, 19:10
-
Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror
27 Dhjetor, 18:55
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor, 18:43
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor, 18:41
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Me lot në sy, Enada Hoxha pranon se ende ka ndjenja për Gerdin! Jetoj ende me vjehrrën
27 Dhjetor, 18:33
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor, 18:17
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor, 18:08
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?
27 Dhjetor, 17:55