Është shtyrë edhe sot seanca gjyqësore e deputetit të PS Armando Prenga dhe shkak për këtë është bërë mungesa e gjyqtares së çështjes Evelina Qirjako pasi ka paraqitur një raport se është e sëmurë nga gripi.
 
Në seancën e sotme pritej të dëshmonte familja Cali e cila është prej kohësh në konflikt me familjen Prenga për Lagunën e Patokut.
 
Mbi deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga rëndon akuza e "armëbajtjes pa leje" dhe “Kanosje serioze për vrasje”. Ai është arrestuar mëngjesin e 5 shtatorit 2015 pas një përplasjeje me armë zjarri e mjete të ftohta  mes disa pjesëtarëve të familjes Cali dhe familjes Prenga për të drejtën e shfrytëzimit të lagunës së Patokut.

Për pronën në Lagunë, Gjykata i ka dhënë të drejtës familjes Cali. Sherri ndodhi mbrëmjen e 4 shtatorit dhe që përfundoi me 7 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe i vëllai Eduard Prenga.  


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)