Prej disa ditësh, kur AKVMB dhe Ministria e Bujqësisë konfirmuan zyrtarisht praninë e gripit të shpendëve në Shqipëri (Influenca Aviare), te konsumatorët nisi paniku në lidhje me sigurinë e produkteve të pulës.
Megjithë tentativat për qetësimin e konsumatorëve, institucionet nisën monitorimin në terren të situatës, dhe siç konfirmohet zyrtarisht, përveç tri pularive në Durrës, stabilimentet tjera nuk janë prekur.
Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes në fjalë, Aku filloi kontrollet për Plotësimin e Kushteve Higjeno-Sanitare dhe Mirëqënies së Kafshëve të Stabilimentit, fermat që Mbarështojnë Shpendë.
Një nga ato është dhe Kompania BEATA, e themeluar para 13 vitesh në Koplik, Malësi e Madhe, e cili ishte nën sitën e verifikimeve të AKVMB, ashtu si dhe tjerat në mbarë vendin. Siç vihet re qartësisht në Protokollin e Kontrollit, ky stabiliment i mbërështimit të shpendëve për vezë, plotëson të gjitha kushtet, detyrimet ligjore dhe garancitë e duhura, që shpendët në kapanonet e tij të mos preken nga Influenca Aviare apo e njohur ndryshe nga Gripi i Shpendëve.
Procedurat, kontrollet, masat mbrojtëse, rrjetat, dezinfektimet, ushqimi, mbi të gjitha vaksinimi i rregullt i shpendëve dhe mbajtja e regjistrit të fermës konform standardeve, siç vihet re në dokumentin e AKVMB-së, bën që BEATA të ketë një sistem biosigurie të niveleve maksimale të sigurisë për shëndetin e shpendëve.
Kësisoj, nuk ka risk për prekjen e shpendëve nga Influenca Aviare, duke u garantuar konsumatorëve shqiptarë vezë të sigurta dhe te shëndetshme.
Kjo, edhe për faktin se stabilimenti i BEATA ndodhet mes ajrit të pastër të fushës me Sherebelë dhe ujit të freskët që buron nga bjeshkët e Malësisë së Madhe.
Përveç medikamenteve veterinare të përdorura, që sipas kontrollit të AKVMB dhe dokumentit të firmosur, janë të gjitha të miratuara nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave), vezët BEATA janë produkt i pulave të shëndetshme, të rritura me drithëra natyrale.
Deri më sot, asnjë vezë BEATA nuk ka paraqitur probleme për sigurinë ushqimore të konsumatorit.