Brenda një muaji gripi i shpendëve ka shuar disa kapanone me pula të fermave që ka prekur. Sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë deri më tani kanë ngordhur mbi 427 mijë pula në dy kompanitë “Rea’s” dhe “AIBA”, të prekura nga influenca aviare H5N1.
Janë 148,802 shpendë të ngordhur nga ferma Rea’s dhe 278,278 pula të ngordhur në fermën AIBA. Ministria e Bujqësisë thotë se asgjësimi i tyre është bërë përmes procesit të djegies pranë një kompanie, por pa dhënë më tepër detaje mbi emrin e saj.
Gjithashtu deri më tani janë asgjësuar mbi 975 mijë vezë të kontaminuara (561.180 kokrra veze tek Rea’s dhe 413.880 kokrra veze AIBA), pasi ndodheshin në kapanonet ku u infektuan shpendët.
Situata me gripin e shpendëve është reflektuar menjëherë në treg, pasi është shtrenjtuar direkt çmimi i vezëve, nga 20-22 lekë kokrra në fillim të muajit, në 30 lekë aktualisht.
Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e AIBA-s në pronësi të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, vëllait të deputetit Agron Duka.
GRIPI I SHPENDËVE
Ferma Rea’s 148,802 pula të ngordhura
Ferma Rea’s 561.180 vezë të asgjësuara
Ferma AIBA 413.880 vezë të asgjësuara
Ferma AIBA 278,278 pula të ngordhura
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.8%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet deri dyfish çmimi i vezëve
26 Mars, 07:33
-
Paraqitet në SPAK sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj! S'dihen arsyet
20 Mars, 09:38
-
Grip shpendësh edhe te AIBA e Armand Dukës/ 65 mijë pula të ngordhura, s'dihet nëse janë asgjësuar dhe ku! Ministria pa transparencë edhe për REA's
17 Mars, 11:33
-
Lirohet nga detyra drejtori i komanduar Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë Ilir Hajdini, zëvendësohet nga Sulejman Kullolli
7 Mars, 16:12
-
Fondet e IPARD mund të hapen në 2026! Në vjeshtë BE vjen për auditim nëse janë realizuar 'detyrat'
6 Mars, 15:04
-
Skema kombëtare e subvencioneve 44 mln euro/ Për herë të parë financim për mbarështimin e viçave, Denaj: Forcojmë kontrollet për përfituesit e naftës pa taksa
6 Mars, 13:16
-
Gripi i shpendëve/ 69 mijë pula të ngordhura tek ferma Rea's, bllokohen 250 mijë vezë! Ende s'ka nisur asgjësimi
6 Mars, 11:40
-
Gripi i shpendëve/ Drejtori i Veterinarisë në Tiranë: 23 mijë pula të ngordhura në kompaninë e Rea's! S'kemi dyshime për ferma të tjera të prekura
5 Mars, 14:25
-
Çudia e vëllezërve Duka: Njëri lufton tenderat e qeverisë, tjetri i fiton!!!
5 Mars, 11:21
-
Gripi i shpendëve/ Vihet në karantinë ferma 'Rea’s' në Rrashbull të Durrësit! Ministria e Bujqësisë ndalon importin e shpendëve nga 9 shtete
4 Mars, 08:41
-
Drejtoria Rajonale e Veterinarisë Tiranë vendos në karantinë fermën e ‘Rea’s’ në Durrës pas ngordhjes së mijëra shpendëve
3 Mars, 19:18
-
Brejtësit bëjnë ‘kërdinë’ në fushat e Myzeqesë e Maliqit, fermerët: të nisë spërkatja për shfarosjen e miut të arave
2 Mars, 16:41